Home » Lajme, Vendore » Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” me fokus të veçant ndaj Luginës së Preshevës

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” me fokus të veçant ndaj Luginës së Preshevës

Musliu dhe KosumiKryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu sot ka vizituar Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka” ku është mirëpritur nga rektori Bajram Kosumi.

Gjatë takimit është biseduar për gjendjen e rëndë të arsimit në Luginën e Preshevës ku është theksuar se edhe pse ekzistojnë institucionet arsimore në nivel parashkollor, fillor dhe të mesëm për shqiptarët janë të ngarkuar me shumë probleme dhe sfida diskriminuese rreth teksteve mësimore në gjuhën shqipe. Por për arsimim universitar dhe post-universitar i drejtohen universiteteve në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Rektori Kosumi theksoi Univeristeti i Gjilanit “Kadri Zeka” është institucion i standardeve evropiane dhe ka për fokus edhe gjendjen e arsimit të lartë në Luginën e Preshevës. Andaj, ne kemi të hapur dyert për gjithë studentët nga këto treva por, për më tepër edhe për personelin akademik.

Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka” do të jetë më gjithëpërfshirës dhe njëkohësisht jo vetëm në programet akademike formale, por edhe në programet jo formale. Sipas Rektorit Kosumit jo vetëm që do ta rritë numrin e të regjistruarve në fakultetet përkatëse të këtij universiteti, por ofron edhe kurse të ndryshme.

Kryetari Musliu e falenderojë për mirëkuptimin dhe bujarin që po tregon ky universitet edhe përshkak fokusit të veçant për studentët dhe stafin akademik nga Lugina e Preshevës.

Vlen të theksohet se në fund të takimit në shenjë falenderimi për mirëkuptimin dhe mbështetjen, kryetari Musliu i ndau Mirënjohje Rektorit, Bajram Kosumi, i cili gjithashtu u zotua për përkushtimin e tij në përmisimin dhe forcimin e mardhënieve me Luginën e Preshevës.

 

Bujanoc, 05.11.2015                                                     Shërbimi për informim i KKSH-së

KN-Kumtese 05.11.2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch