Home » Kulturë, Lajme » Universiteti i Prishtinës – Kalendari i provimeve pranuese për vitin akademik 2015/2016

Universiteti i Prishtinës – Kalendari i provimeve pranuese për vitin akademik 2015/2016

 

Orari i UP-se 2015-16Zyra për informim e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton opinionin se Menaxhmenti i UP-së ka hartuar orarin për organizimin e provimeve pranuese në njësitë akademike të UP-së për vitin akademik 2015/2016. Orari është publikuar në ueb faqen e UP, në vegëzën vijuese:

http://uni-pr.edu/Vendimet/Vendimet-e-Rektoratit.aspx

Synimi i menaxhmentit është që mësimi për studentët e nivelit baçelor dhe master të fillojë më 1 tetor. Kështu, konkursi për afatin e parë të regjistrimit në studime baçelor do të jetë i hapur prej 3-10 korrik, ndërsa provimet pranuese do të mbahen më 14 dhe 15 korrik. Ndërkaq, konkursi për afatin e dytë do të qëndroje i hapur prej 26 gusht – 2 shtator, kurse provimet pranuese do të mbahen më 4 dhe 5 shtator. Edhe pranimi i studentëve të rinj në nivelin master do të bëhet para fillimit të vitit të ri akademik. Kështu, afati i parë i konkursit do të jetë prej 28 gusht – 14 shtator, ndërsa afati i dytë prej 17-29 shtator.

Me respekt,
Zyra për Informim

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress