Home » Lajme, Vendore » Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për regjistrimin e studentëve ne vitin e parë të studimeve

Universiteti i Prishtinës shpall konkurs për regjistrimin e studentëve ne vitin e parë të studimeve

Universiteti i Prishtinës, në vitin e parë të studimeve, në afatin e parë të konkursit për vitin akademik 20122013, do
të regjistrojë 9221 studentë, prej të cilëve 8011 studentë të rregullt dhe 1210 studentë me korrespondencë.

 

Universiteti do të regjistrojë edhe 323 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe  Presheva e Bujanoci, si dhe 294 studentë nga minoTë drejtë pranimi në Universitetin e Prishtinës kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer.

Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-i.

Kandidatët jokosovarë dhe minoritarë kanë të drejtë të konkurrojnë dhe të pranohen vetëm në kuotat e parapara për ta.

Kandidatë jokosovarë konsiderohen ata kandidatë që e kanë mbaruar shkollimin e mesëm jashtë Kosovës dhe me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet t’i kenë të nostrifikuara dokumentet e shkollimit.

Njohja (nostrifikimi) e diplomave bëhet në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Secili kandidatë mund të konkurrojë vetëm në një fakultet, departament apo drejtim
.

Kandidatët që refuzohen mund t’i paraqesin ankesë Këshillit të Fakultetit, të njëjtën ditë kur janë njoftuar për rezultatet e provimit pranues. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Këshilli merr vendim për ankesën ditën e nesërme.ritetet: boshnjakë, turq, romë, ashkali dhe egjiptianë.Për më shumë shkarkoni dokumentin këtu.

17 korrik 2012
————————————————
Cila ishte kuota e kërkuar nga udhëheqësit institucional të Preshevës dhe Bujanocit kliko: http://www.kosovalindore.com/lajme/z-mustafa-dhe-z-arifi-propozojne-listen-e-kuotave-te-lugines-per-regjistrimin-ne-universitetin-e-prishtines/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch