Home » Lajme » URIME 22 VJETORIN E REFERENDUMIT

URIME 22 VJETORIN E REFERENDUMIT

ShQLP-KosovëMe rastin  kremtimit të 22 Vjetorit të Referendumit të Shqiptarve të Luginës së Preshevës “Për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën”, ne Shoqata e Qytetarëve të Luginës së Preshevës në Prishtinë, Ju urojmë  këtë datë të shenuar në historinë e kësaj pjese të Shqiptarisë.

Urojmë që, më në fund:

  • Të realizohet Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, e miratuar më 6 qershor 2014, për hapjen   Zyrave të Luginës në Prishtinë dhe Gjilan, si formë e institucionalizuar për trajtimin e problemeve të shqiptarve të kësaj ane që jetojnë në Kosovë, si dhe pikat e tjera që konkretizojnë obligimet e Qeverisë së Kosovës ndaj shqiptarve të Luginës së Preshevës,
  • Të fillojnë negociatat me Serbinë për hapjen e Zyres së Kosovës në Preshevë, si pjesë e Zyrës ndërlidhëse të Republikës së Kosovës me seli në Beograd,
  • Të hapen dhe bisedimet me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë për hapjen e Konsullatës Shqiptare në Preshevë, si formë institucionale e mbështetjes së shtetit amի për shqiptarët e Luginës,
  • Vendimet e dy qeverive në mbledhjen e 11 janarit 2014, për ndihmë materiale Luginës, që fillimisht ishin premtuar për ndërtimin e Maternitetit në Preshevë, I cili tanimë është përfunduar dhe inauguruar nga MSH e Serbisë, andaj ato mjete të shërbejnë si mjete nismëtare për themelimin e Fondit zhvillimor për Luginën, ku do të derdheshin pastaj ndihmat e dy shteteve shqiptare për Luginën,
  • Urojmë që bisedimet e filluara të liderëve të shqiptarve të Luginës me zëvendëskryeministrin e Serbisë, A.Vuçiq, si dhe me Kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq, të  japin rezultate të pritura për ndaljen e diskriminimit jonjerëzorë të shqiptarve, meqë u janë mohuar të drejtat elementare kombëtare në gjyqësi, arsim, kulturë, përdorimin e lirë dhe zyrtarë të simboleve kombëtare, demilitarizimin e zonës, krijimin e sigurisë elementare, zhvillimin ekonomik, punësimin dhe ndaljen e ekzodit të përmasave alarmante që e ka mbërthyer këtë pjesë të gjeografisë shqiptare, si dhe për kirjimin e kushteve për kthimin e të shpërngulurve.
  • Urojmë që bisedimet të vazhdojnë me Qeverinë që do të del nga zgjedhjet e 16 marsit 2014, dhe të mos të jenë dështim i radhës, ashtu si kanë përfunduar të gjitha bisedimet e deritanishme me Serbinë, meqë kanë qenë pa garantues ndërkombëtarë në implementimin e tyre dhe të mos i shërbejnë Serbisë si “dekor demokratik”,
  • Urojmë që liderët e Luginës së Preshevës të jenë unikë dhe t’i harmonizojnë e koordinojnë veprimet e tyre me Tiranën dhe Prishtinën zyrtare, si dhe me miqtë tanë ndërkombëtarë,
  • Pushteti lokal në Preshevë dhe Bujanoc, si dhe participimi I shqiptarve në pushtetin lokal në Medvegjë t’I mobilizoj shqiptarët kundër korrupsionit dhe formave të tjera devijante të komprometimit të qeverisjes lokale, që i dëmton rëndë  shqipatrët e Luginës.

Mbi të gjitha, urojmë që përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës të angazhohen me sinqeritet dhe devotshmëri  kombëtare e qytetare në realizimin e obligimeve dhe besimit të shqiptarve të Luginës, si dhe dy shtetet shqiptare të japin kontributin e tyre të domosdoshëm vëllazërorë.

Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët, kudo që janë!

Prishtinë, më 28 shkurt 2014

Kryetari,

Nehat Hyseni

One Response

  1. Albini thotë:

    Si mund t ju uroj referendumin kur shprehja e popullit ne referendum nuk u realizua e as qe jemi ne rruge per te realizuar?

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch