Home » Lajme, Opinione, Vendore » Urime 26 vjetorin e Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992

Urime 26 vjetorin e Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992

U R I M E – 26 vjetorin e Referendumit “për Autonomi Politike e Territoriale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, me të drejtë bashkimi me Kosovën”
Të gjithë shqiptarve të Luginës së Preshevës i urojmë 26 vjetorin e Referendumit të 1 dhe 2 marsit 1992, “për Autonomi Politike e Territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën”, duke u dëshiruar realizimin sa më parë të vullnetit të tyre dhe aspiratave të tyre shekullore kombëtare e njerëzore.
Urojmë që të gjitha subjektet politike të shqiptarve në Luginë ta ruajnë unitetin dhe konsenzusin për sngazhim të pakompromis të Referendumit në një moment të klimës së përshtatëshme gjeopolitike në rajon.
Urojmë që fryma dhe tentativat serbo-ruse dhe përpjekjet e ndryshme për imponim të shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, të mos prodhojnë efekte të dëmshme, johumane dhe të mos krijoj fatkeqësi të reja për mirëqenien dhe ardhmërinë e kësaj pjese të Shqiptarisë.
Vetëm të bashkuar, me unitet të pathyeshëm gjithëkombëtar mund ta shpëtojmë këtë pjesë të gjeografisë tonë kombëtare nga tentativat djallëzore të kolonizimit me serbë dhe refugjatë të tjerë nga Lindja e Afërt dhe nga Lindja e Mesme, që kanë për qëllim ndryshimin e strukturës etnike të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Zoti e bekoftë Luginën e Preshevës dhe të gjithë shqiptarët, kudo që janë!
Kryetari,
Mr. Nehat Hyseni
Prishtinë,
më 28 shkurt 2018
https://youtu.be/KuT8N3MxUw4

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch