URIME DHE ME FAT FESTA E FITËR BAJRAMIT
Të nderuar besimtar Islam kam kënaqësinë që në emër të Partisë Demokratike dhe në emrin tim personal, t’i përgëzoj të gjithë besimtarët për përmbushjen e njërit prej obligimeve kryesore të fesë islame, dhe t’ua uroj Fitër – Bajramin, duke e lutur Allahun e Madhërishëm që të na ketë pranuar agjërimin, lutjet, ibadetet dhe punët e mira që i kemi bërë gjatë këtij muaji në shenjë respekti ndaj krijuesit Fuqiplotë.
Islami nëpërmjet agjërimit dhe adhurimeve të tjera i ka pastruar shpirtrat e njerëzve nga urrejtja e xhelozia, i ka dëlirësuar nga egoizmi pangopësia e koprracia, duke i udhëzuar në respekt ndaj njëri tjetrit, në ngritjen e një shoqërie humane, në të cilën gjykon dashuria hyjnore, e ngritur mbi principe të fuqishme të drejtësisë, bamirësisë e mëshirës.
Andaj urojmë që paqja dhe begatia të ndriçojnë tek të gjithë besimtarët musliman anë e kënd botës.
Bujanoc, 29 shtator 2011 PARTIA DEMOKRATIKE
K r y e t a r
Mr. Nagip ARIFI