Home » Lajme » URIME MUAJIN E SHENJTË RAMAZANIN

URIME MUAJIN E SHENJTË RAMAZANIN

Me rastin e fillimit të Muajit të shenjtë të Ramazanit, Ju urojmë nga zemra që ky muaj i bekuar të kaloj në paqë, lumturi e mirëqenie të të gjithë besimtarëve muslimanë, kudo që janë, e në veçanti muslimanëve të Luginës së Preshevës, duke lutur Zotin e Madhëruar që t’ua bëjë të lehtë agjërimin, si dhe t’u pranoj lutjet, sakrificat dhe ibadetet.

Gjithashtu urojmë që bisedimet e filluara të liderëve të shqiptarve të Luginës me zëvendëskryeministrin e Serbisë, A.Vuçiq më 2 korrik 2013, si dhe ato që do të zhvillohen gjatë këtij muaji të Ramazanit, më 15 korrik 2013 me Kryeministrin e Serbisë Ivica Daçiq, të japin rezultate të pritura për ndaljen e diskriminimit jonjerëzorë të tyre, duke ua mohuar të drejtat elementare kombëtare në arsim, kulturë, përdorimin e lire dhe zyrtarë të simboleve kombëtare, demilitarizimin e zonës, krijimin e sigurisë elementare, zhvillimin ekonomik, punësimin dhe ndaljen e ekzodit të përmasave alarmante që e ka mbërthyer këtë pjesë të gjeografisë shqiptare, si dhe për kirjimin e kushteve për kthimin e të shpërngulurve.

Këto bisedime urojmë që mos të jenë dështim i radhës, ashtu si kanë përfunduar të gjitha bisedimet e deritanishme me Serbinë, meqë kanë qenë pa garantues ndërkombëtarë në implementimin e tyre. Druajmë se ekziston rreziku real që edhe kësaj radhe, shqiptarët t’i shërbejnë Serbisë si “dekor demokratik” dhe lehtësim për pranimin e ftesës për anëtarësim të saj në BE, duke I diskriminuar shqiptarët dhe duke duke i detyruar ata për t’i boshatisur këto troje të tyre stërgjyshore.

Urojmë që ky muaj i bekuar të sjellë lajme të mira  për shqiptarët nga Lugina e Preshevës, duke ua mundësuar një jetë të dinjitetëshme, si dhe  realizimin e aspiratave të tyre kombëtare, fetare e njerëzore.

Allahu i Madhëruar i bekoftë Shqiptarët e Luginës së Preshevës!

Prishtinë, më 9 korrik 2013

Kryetari,

Nehat Hyseni

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch