Home » Lajme, Vendore » Urime Pavarësinë, Kosovë

Urime Pavarësinë, Kosovë

Në emër të Kosovës Lindore dhe të popullit shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës, stafi jonë e përgëzon Kosovën për festën përvjetorit të 11-të si një shtet demokratik, sovran dhe të pavarur. Ne shqiptarët e ktyre trevave etnike shqiptare, mbetemi të përkushtuara që Kosova të prosperojë me hapa të sigurtë drejtë realizimit të aspiratave për integrim në të gjithë organizmat ndërkombëtarë. Përfundimi i sukseshëm i dialogut gjithëpërfshirës ku nuk do të mbetet pa u përfshirë edhe ky rajon i banuar me shqiptarë, me këtë dhe normalizimi i marrdhënieve me Serbinë me njohje reciproke në thelbin e saj, do të jetë thelbësore për suksesin e Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi. Shpresojmë në vazhdimin e ndërtimit të partneritetit me miqt tanë Amerikanë dhe të Bashkimit Evropian, bazuar në vlerat dhe prioritetet e përbashkëta mes palësh, drejtë hapjes së rrugës së integrimit në BE dhe NATO. Me shpresë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të BE-së do të jenë kyç në zgjidhjen e këtyre bisedimeve mes dy shteteve Kosovë-Serbi, Urojmë gjithë popullatën e Kosovës për Pavarësinë e shtetit të tyre dhe tonin.
Gëzuar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch