Home » Lajme, Vendore » URIME PËR HAPJEN E ZYRES PER SHQIPTARËT E LUGINËS NË GJILAN

URIME PËR HAPJEN E ZYRES PER SHQIPTARËT E LUGINËS NË GJILAN

ShQLP-KosovëMe rastin e hapjes së Zyres për shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë dhe punojnë në Gjilan, e cila do të merrej me problemet e shumta të tyre, ne Shoqata e Qytetarëve të Luginës së Preshevës që jetojmë, punojmë dhe veprojmë në Prishtinë, të gjithë shqiptarve të Luginës së Preshevës në Gjilan, si dhe Shoqatës “Vatra” i urojmë nga zemra për këtë fitore të madhe të tyre, që është fryt i angazhimit dhe përkushtimit të pakursyer dhe të devotshëm për këtë çështje madhore.

Ju urojmë nga zemra për këtë hap të vogël për Komunën e Gjilanit, por që ka rëndësi tejet të madhe për shqiptarët e Luginës.

Urimet dhe falemnderimet tona të veçanta shkojnë për Kryetarin e Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, i cili është treguar gjithëmonë i gatshëm dhe i interesuar jetësisht për fatin e shqiptarve të asaj pjese të gjeografisë shqiptare, që u detyruan nga regjimi antishqiptar i Serbisë t’i lëshojnë trojet e tyre stërgjyshore.

Me nismën e deputetit të atëhershëm z.Haziri, Kuvendi i Kosovës në mbledhjen e 31 majit 2013 kishte në rend dite çështjen e shqiptarve të Luginës së Preshevë, ku ishim ftuar edhe përfaqësuesit e shqiptarve të Luginës të asistonim. Kurse, më 6 qershor 2013, Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën për Luginën, në njërën nga pikat kishte përcaktuar obligimin për hapjen e zyrave në Prishtinë dhe Gjilan.

Komuna e Gjilanit që nga dita e sotme ka hapur një faqe të re të historisë sonë kombëtare, duke i shndërruar synimet tona kombëtare në realitet të ri, ku Kosova dhe komuna e Gjilanit do të kujdeset institucionalisht për nevojat dhe hallet e shumta të shqiptarve të Luginës reth dokumentacionit personal të tyre, (letërnjoftimeve, pasaportave etj.), pastaj reth, arsimimit, integrimit,  pronave të tyre, etj.

Sidomos nevoitet që të bëhet regjistrimi pedant dhe i përpiktë i tyre, duke përmbushur një obligim të kahëmotshëm të Kosovës pë regjistrimin e refugjatëve shqiptarë nga Serbia, ashtu si e ka bërë atë regjistrim UNHCR-i me ndihmën e Qeverisë së Serbisë për serbët e shpërngulur nga Kosava.

Është absurd i papranueshëm që të mos ekzistoj zyrtarisht asnjë shqiptar i shpërngulur nga Lugina, kurse figurojnë mbi 230.000 serbë të shpërngulur nga Kosova! Gjithësesi presim që në të ardhmen, me hapjen së shpejti edhe të Zyres së Shqiptarve të Luginës në Prishtinë, t’i rrekemi bashkarisht zgjidhjes së këtij dhe shumë problemeve të tjera.

Urojmë dhe shpresojmë që së shpejti, në bisedime me Kryetarin e Komunës së Prishtinës, z. Shpend Ahmeti të fitojmë mbështetjen për hapjen e Zyres për shqiptarët e Luginës në Prishtinë. Jemi të bindur dhe nuk kemi as më të voglin dyshim se, duke u nisur nga mbështetja e vendosur dhe e sinqertë e VV dhe e  tij personalisht, në çastet më të vështira, madje dramatike për shqiptarët e Luginës, se tani do të na ndihmoj dhe  krijoj kushte të volitëshme institucionale dhe mbështetje të sinqertë vëllazërore.

Urime dhe suksese!

Zoti i  bekoftë shqiptarët, kudo që janë!

Zoti e bekoftë Kosovën!

Prishtinë, më 11 mars 2014

Kryetari,

Nehat Hyseni

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch