Home » Lajme, Vendore » Urimet e liderëve politik e institucional të Luginës për muajin e shenjtë të Ramazanit

Urimet e liderëve politik e institucional të Luginës për muajin e shenjtë të Ramazanit

Të nderur besimtar të fesë islame, përmes lutjeve dhe agjërimit, muaji i shenjtë i Ramazanit na bashkon të gjithve që të jemi të barabartë, të besojm në paqe, të falim njëri tjetrin dhe të jemi solidar. Duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, urime muaji i shenjtë i Ramazanit!
Ardita Sinani
Kryetare e Komunës

Të nderuar qytetarë të besimit islam të komunës së Preshevës,
Të nderuar udhëheqës të bashkësive islame që veprojnë në Luginë të Preshevës,
Të nderuar imam të të gjitha xhamive në komunën e Preshevës,
Më lejoni, që në emër tim personal dhe në cilësinë e kryetarit të Kuvendit Komunal të komunës së Preshevës, të ju uroj fillimin e muajit të madhërishëm të Ramazanit, me dëshirat më të mira për një agjërim të lehtë, vullnet dhe besim.
“Uroj që ky muaj të kalojë në paqe dhe të na sjellë zemërgjerësi, dashuri dhe ndihmë për njëri – tjetrin, solidaritet për të gjithë njerëzit në nevojë, shëndet, begati dhe gëzime në familjet tona, urojmë që edhe këtë vit, muaji i madhërishëm i Ramazanit të pasqyrojë në mënyrë të denjë bindjen fetare dhe sprovën për t’iu përkushtuar lartësimit shpirtëror”.
“Ramazani është sprovë e spastrimit të shpirtit dhe mendjes dhe se në këtë muaj solidariteti dhe mirësia njerëzore arrijnë kulmin e tyre, duke i bërë të afërt njerëzit me njëri – tjetrin për të ndarë jo vetëm gëzimin e besimit në vlerat fetare e njerëzore, por për të ndarë edhe kënaqësitë dhe sfidat përgjatë këtij muaji”.
Në fund të këtij urimi më lejoni që të kujtojmë dhe të lutemi në muajin e bekuar të Ramazanit për të gjithë ata që u angazhuan dhe sakrifikuan për Luginën e Preshevës.
Në Preshevë, 26.05.2017
Kryetar i Kuvendit Komunal
Sami Salihu

Të nderuar bashkëqyetar,
Të nderuar besimtarë,
Jemi në prag të fillimit të Muajit të Bekuar të Ramazanit, muaj në të cilin, Krijuesi ka premtuar falje dhe mëshirë, për të gjitha ata që me adhurimet dhe përultësitë e tyre i afrohen Zotit Fuqiplotë.
Ramazani është një ftesë hyjnore për të gjithë ne, për të trokitur në portën e Mëshirës së Pafundme, të të Gjithëmëshirshmit. Ky muaj ka epitetin për solidaritet ndër-vllazëror, për maturimin e zemrave, për fisnikërimin e ndjenjave dhe përkushtimin ndaj fitimit të kënaqësisë së Krijuesit të gjithësisë.
Gjithashtu po në ketë muaj të shenjtë, filloi të shpallet Kur’ani Famëlartë, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë, njëherit dallues i së vërtetës nga gënjeshtra. „E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë….(El- Bekare, 185).
Motra dhe vllezër të besimit islam,
Muhammedi a.s. ka thënë: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit duke besuar fuqishëm dhe duke e dëshiruar shpërblimin e Zotit dhe kënaqësinë e Tij, do t’i falen mëkatet e mëhershme”.
Duke kujtuar porositë e të dërguarit të Allahut, le të kontribuojmë për faljen dhe mëshirimin ndaj njëri-tjetrit.
Urime dhe me fat ju qoftë muaji i shenjtë i Ramazanit!
Mirësitë dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ju, dhe familjet tuaja!
Me rrespekt,
Shaip Kamberi-kryetar i komunës së Bujanocit

Të nderuar bashkëvendas të mi, në Luginë dhe më gjerë në diasporë!
Më lejoni që në vigjilje të muajit të Shenjtë të Ramazanit, të ju shpreh urimet e mia më të përzemërta, duke ju dëshiruar lehtësi në mbajtjen e agjërimit, ngritje shpirtërore dhe reflektim pozitiv në jetën tuaj, për të qenë të aftë në përballimin e proceseve shoqërore dhe kontribuar aktivisht në to.
Përveç aspektit të ngritjes shpirtërore dhe afrimi me Krijuesin, Ramazani njëkohësisht përmban dhe mesazhin e sakrificës për t’i shtyrë përpara proceset pozitive në dobi të shoqërisë.Procesi i ndryshimit që ka filluar në vendin tonë, tashmë i ka dhënë rezultatet e para. Ajo që është më e rëndësishmja, pra vetëdija shoqërore, çdo ditë e më shumë po ngritet në shoqërinë tonë, që paraqet një lajm të mirë për perspektivën e popullit tonë.
Le të shfrytëzojmë Ramazanin si mundësi të përmirësimit dhe avancinit tonë të mëtejmë, që të vazhdojmë denjësisht rrugëtimin tonë, deri në arritjen e qëllimeve të larta, të sfidimit të së keqes me të mirë dhe sjelljen e paqes dhe qetësisë në shoqërinë tonë.
Edhe një herë, urime dhe agjërim të pranueshëm nga Zoti Fuqiplotë!
Shqiprim Arifi
Kryetar i APN

Nesër, besimtarët muslimanë nisin agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit, ndaj kam nderin, kënaqësinë e privilegjin që në emër të Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare dhe në emrin tim personal t’ju drejtohem me përgëzimet më të mira, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë.
Agjërimi i muajit të Ramazanit është një adhurim që bartë në vete urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën e mirëkuptimin.
Uroj që agjërimi, lutjet dhe adhurimet e muslimanëve gjatë muajit të Ramazanit të jenë të pranuara.
Preshevë, 26 Maj 2017
Kryetari i PDSH-së
Dr.Sc.Ragmi Mustafa

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch