Home » Lajme, Opinione » Urimet për muajin e Ramazanit me simbole turke dhe arabe!?

Urimet për muajin e Ramazanit me simbole turke dhe arabe!?

Shkruan: Xhemaledin SALIHU

 

Më 16 maj 2018 filloi muaji i Ramazanit dhe kuptohet filluan edhe urimet e shqiptarëve në faqet e rrjeteve sociale.
Ajo që më tërhoqi vëmendjen nga këto urime, për 2-3 ditë me radhë ishte se kryesisht urimet e Shqiptarëve, me perkatësi fetare islame ishin me simbole turke dhe arabe, ndonjë bënte përjashtim me simbole shqiptare.
Shqiptarët i takojnë tri besimeve, kryesisht, por më së shumti janë të besimit islam dhe këtu nuk shoh kurgjë të keqe e as që mundohem, unë e disa të tjerë ta mohojmë këtë përkatësi fetare. Mirëpo, ajo që po më brengos është pse me simbole turke-arabe, gjithçka që urojmë për festat e manifestimet fetare, sikur nuk i kemi simbolet tona shqiptare. Kjo që po na ndodh neve shqiptarëve është vazalitet jo ndaj fesë islame, por ndaj vendeve që nuk i kemi atdhe. Deri kur kështu?
Ndoshta po gabohem, por sigurisht në vendet arabe dhe Turqi e në përgjithësi në vendet me përkatësi islamike nuk ndodh kjo sikur me neve. Nuk e besoj se urimet, festat fetare urohen me simbole të shteteve të tjera. Nëse ka një praktikë të tillë, le të ma thotë dikush ku dhe si!?
Tendencat e disa shteteve turke-arabe, disa shqipfolësave, disa klerikëve që të na islamizojnë edhe një herë janë të shpeshta dhe antikombëtare për neve shqiptarët. Edhe një herë po e përsëris, jemi shqiptar me përkatësi fetare islame, katolike, ortodokse, por asnjëher nuk duhet të pranojmë të shndërrohemi kombëtarisht në turk, arab, italian, gjerman, grek, serb e tjerë. 
Dukuri të tilla po na ndodhin shpesh, askush nuk ngritë zërin kunder dhe të reagoj kundër këtyre dukurive.
Ndodhi Festa e Maturantëve e Medresesë në Preshevë, zyrtarisht askush nuk reagoi në provokimet e Myftiut Dudiq që edhe një herë bëri thirrje publike të na islamizoj, por vetem disa zëre individuale dhe kjo dukuri u shukat nga ata që duhet të deklarohen lidhur me fjalimin e tij. Thënia:Tri ditë përfolet, pastaj shukatet puna!?
Pastaj në Shkollën e Mesme Teknike, mësimdhënësi i mjekësisë udhëheq me letraret e shkollës, në vend të mësimdhënësve të gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe e keqja, thonë kolegët e tij, ai i frymëzon që të shkruajnë poezi fetare.
Edhe shume raste të tilla e kjo e fundit lidhur me urimet për muajin e Ramazanit janë shqetësuese se shqiptarët e përkatësisë islame në këto raste po identifikohen kombëtarisht me përkatësinë fetare turke, arabe. Ndoshta jam gabim, por ashtu po vërej me sytë dhe arsyenë time.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch