Home » Lajme » Ushqimet gjatë shtatzënisë?

Ushqimet gjatë shtatzënisë?

PYETJE: Cilat do të ishin ushqimet me të mira për mua gjatë shtatzënisë, të cilat do të më ndihmonin për një ushqyerje sa më cilësore të fetusit?

E nderuar lexuese!
Ma do mendja se lidhur me ushqimet do të kesh dëgjuar plot gjëra. Ka njerëz që mendojnë se ushqime të caktuara influencojnë si në ngjizje të fëmijës dhe në zhvillimin e shtatzënisë. Mendohet se vaji i peshkut, që përmban omega-3 acide yndyrore, rregullon ciklin menstrual dhe ndihmon fertilizimin.

Për këtë nuk ka të dhëna se omega-3 acidet yndyrore, ose vaji i peshkut i ndihmon gratë të mbeten shtatzëna. Por, që të hani shëndetshëm dhe të mbani një peshë trupore normale, kjo ndihmon, me siguri, për të shtuar shanset për një shtatzëni të shëndetshme dhe veçanërisht, për zhvillimin e trurit të fëmijës që gruaja e rrit në trupin e saj.

Hani sa më shumë fruta, zarzavate, cereale, qumësht të skremuar dhe proteina të shëndetshme, siç janë peshku dhe shpendët. Por ju duhet të jeni të mençura lidhur me sasinë e peshkut që do të hani. Disa lloje peshqish kanë shumë zhivë, që është shkatërruese për shtatzëninë. Evitoni tunat dhe disa peshq të tjerë. Nuk këshillohet të hahet peshk më shumë se një herë në javë.

Hasan Hasani

Help your buy essay students develop a sense of their own power

One Response

  1. Steven thotë:

    Mire o mire edhe kjo por me pare duhet menduar per vrajsen e ariut pastaj per ti heqqur lekuren Ariu po mendon te vjedhe akoma votat.Ky eshte thelbi i te gjithave

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch