Home » Opinione » Vagabondizmi intelektual shqiptar

Vagabondizmi intelektual shqiptar

“Anarkia morale: këtu qeni s’njeh të zotin; këtu karakteret lopësohen, qullosen dhe ndërrojnë forma dita ditën si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha. – Fan Noli”

 

Përbuzja e vlerave kombëtare ,sot po shihet si  një inters i posaçëm dhe me këtë po e shofim lindjen e një vagabondizmi intelektual në botë shqiptare. Përderi sa ikësi apo refugjati është i kujdesur të gjenë strehim, vagabondi (bredhësi) e dëshirë vetëm të veten ,lirisht sipas shijës së tij. Është një ndryshim në këtë krahasim në mes refugjatit dhe vagabondit se bredhësi nuk dëshiron shpëtim sepse ikja i e tij ( apo e atyre) ndërthurë shumë gjëra sepse ai nuk dëshiron as shtëpi  e as vend që kishte për ta përkufizuar apoa iidentifikuar.

Vagabondët e kombit duke i gjuajtur vlerat , ligjet e vazhdimësisë dhe obligimet e tij ndaj vetvetës mundohen të jetojnë jetën e tyre me përcaktimet e tyre dhe kështu është vazhdimisht në grindje  me rregullat që  na i imponon e vërteta. Të gjitha këto e çojnë në rrugën e kundërshtimit dhe e merr pamjen dhe sjelljen e anarkistit dhe nadelsi një bredhës ( endacak , vagabond ) intelektual…. me bredhje shkrimesh dhe futjen një terren mendor të cilin (nuk) e njofin . Humbje dhe më vonë ikje nga vetvetja.

 

Por ,  mos mendoni se bredhësit intelektual   janë amatorë( diletant) të cilë bredhin nga mosdija por iu mungon “ gozhda e varjës”  ku kishin  për t`i lënë të pushojnë mendimet e tyre..Vazhdimisht bredhje.Për bredhësin e tillë është shumë e qartë çdo thelbësi e së vërtetës ; duke e dijtur me vetdije se kush është dhe  duke e njofur çdo nga jeta.E dijnë shumë mirë se një liri e tillë i sjellë në konflikt me botën që i rrethon por dëshirojnë  të jenë kreator të diçkaje  që iv en në kundërshtim me rregullat e vazhdimësisë intelektuale.

 

Vagabondët intelektual duke kundërshtuar të definohen apo të  identifikohen ata i nderrojnë qëndrimet sipas baticave dhe zbaticave të rrethanave ,duke e pranuar një nevojë të imponuar me arsyetimet në emër të taktikave dhe strategjive të mbikohës. Kjo praktikë sa gënjshtare aq edhe e rrezikshme është një shprehje e përtacisë së intelektualit dhe mangësi e imagjinacionit për pasojat.

Në këtë mënyrë si në stilin e ndërrimit të rrobave sipas modes e bënë edhe ndërrimin e ideve sipas “modes” së imponuar. Kundërshimi i bredhësit intelektual për identifikim apo definim të caktuar ai i gjuan të gjitha duke këmbngulur në kundërshtitë e tij ( apo atyre ) me të gjitha rrugëzat e njohura, një devijin i tërësishëm me normat e kombit.

Me fjalë tjera mendimi i vagabondit intelekual mbetet kështu i lirë ,me qëllima të caktuara ( në rastin tonë) se pse ato na janë “kundër-shtetit”, “kundër-ekonomisë” “kundër- hiearkisë” dhe kundër-vetvetës.

 

Anarkia intelektuale do të thot kufizim për mendim i njerëve të kufizuar.

Bredhësi intelektual prodhon me të madhe  njerëz e pakënaqur, të pavetdijshëm dhe shumë kundërshtues dhe forca e tyre rritet me një energji të madhe negative.

Në anën tjetër iu humbë fuqinë atyre që kishin për të qenë të lumtur ,të vetëdijshëm dhe bashk-aktiv   për të marrë përgjegjësi për autoritetin e tyre moral ,intelektual deh emocional.

Të gjithë anarkistët intelektual i dërgojnë kumte anarkisë së shoqërisë duke besuar që trajtimi i tyre anarkist i qështjes është mënyra më e mirë dhe zgjidhja më e mirë.

 

“Gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë gjuhë të familjes indo-europiane dhe në këtë rrafsh mund të kenë pika të përbashkëta të trashëguara nga paraardhëset e tyre”.( Gjuhëtarja Anila Omari :“Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe”.) Libri “Marrëdhëniet gjuhësore shqiptaro-serbe”, Botimet Albanologjike, Tiranë, 2012, është rezultat i një pune kërkimore të gjatë I Anila Omarit, të filluar që në fund të viteve ‘80 si punim i disertacionit të doktoratës së mbrojtur në vitin 1995. Bukur shumë! Nja 7-8 vjet pritjeje për “lirinë” e shkrimit.

 

Ajo thot:” Unë kisha mbaruar studimet universitare në Fakultetin e Gjuhë-Letërsisë për gjuhë shqipe dhe gjuhë serbokroate, kështu që mbas emërimit në Institutin e Gjuhësisë, në sektorin e Historisë së Gjuhës, fillova të merrem me marrëdhëniet gjuhësore të shqipes me serbishten, që në atë kohë quhej serbokroatishte. Deri atëherë marrëdhëniet mes këtyre dy gjuhëve fqinjë ishin studiuar në kuadrin e marrëdhënieve të shqipes me gjuhët sllave ballkanike, ku përfshihej edhe bullgarishtja”

 

” Për gjurmët e popullatës më të vjetër sllave në territorin e Shqipërsisë së sotme deri më tani shënimet më të thukta na i ka shkruar slavisti rus Atanasije Selishqev në librin e tij:

“Славянское население в Албании” (Софија, 1931) ( Vendbanimet sllave ne Shqipëri).

Duke i analizuar (Profesori Radmilo Marojeviq )slavizmat në gjuhën shqipe dhe në dialektet e saj  në perspektivën e të gjitha e të folmeve sllave si dhe huazimeve sllave në gjuhet balkanike jo sllave na e jep mundësinë e formimit të një rekonstruimi të vërtetë të një ”pejsazhi” etnik dhe gjuhësor sllav të kohës së hershme të sllavëve në Ballkan.” . Gjuhëtar ,ku  jeni ? Gjuhëtar ,mos rri po duku gjuhëtar.! (F.Xharra. Serbët në Shqipëri ,)

 

Libri i Zonjës Anila Omari :Diçka shumë siptomatike me e ngjajshme me ” Banorët me prejardhje sllave në Shqipëri” , ishte tema e një simpoziumi ndërkomëtarë  që ishte mbajtur në Cetinë ( Mali i Zi , në vitin 1990) (“Становништво словенског поријекла у Албанији” – Зборник радова са међународног научног скупа одржаног на Цетињу 21, 22. и 23. јуна 1990. године) (F.Xh.) Ky është jo  vetëm vagabondizëm, por është një anarki totale që asnjë popull i civilizuar nuk e kishte lejuar.

 

Vagabondizmi intelektual vazhdon:  ““Historia shqiptare s’ka se si të rishkruhet, sepse akoma nuk është shkruar. Të ashtuquajturit historianë shqiptarë na kanë treguar përralla. Historianët e pakët që i kemi ose janë lënë në anonimitet ose janë shpallur të krisur. Me lehtësi po sulmojnë Turqinë për këshillën e saj miqësore, por çfarë do të thonë kur të njëjtën këshillë do të na e bëjë ambasadori amerikan në Tiranë apo ambasadorja amerikane në Prishtinë?.Nexhmedin Spahiu””

Dhe pastaj anarkisti intelektual vazhdon:”” Ironia është se kombi shqiptar lindi pikërisht atëherë kur Perandoria Osmane u tërhoq nga Ballkani. Për të qenë ironia kulmore, ishte Perandoria Osmane ajo që kushtëzoi Fuqitë e Mëdha dhe vendet ballkanike që të mundësojnë lindjen e kombit shqiptar dhe shtetit shqiptar.(N.S.)””Bredhësi ,anarkisti intelektual na kanoset: ”Mos i detyroni historianët turq të flasin me dokumente – Nexhmedin Spahiu” . Thuase ne i pushtuam tokat osmane, thuase ne iu frigohemi atyre ”shkrimeve”.

 

Bredhësi intelektual prodhon me të madhe  njerëz e pakënaqur, të pavetdijshëm dhe shumë kundërshtues dhe forca e tyre rritet me një energji të madhe negative.

Në anën tjetër iu humbë fuqinë atyre që kishin për të qenë të lumtur ,të vetëdijshëm dhe bashk-aktiv   për të marrë përgjegjësi për autoritetin e tyre moral ,intelektual deh emocional.   Dhe lexoni:”” Peticioni i nënshkruar kundër rishkrimit të historisë ka një gjë që e bënë për të qeshur çdo intelektual serioz kudo në botë. Të thuash se pushtimi osman ka shkaktuar gropë të zezë në historinë e kombit shqiptar është një budallallëk me brirë.”””

 

“Ashiqare, deklarata e Kadaresë nuk është magji letrare, këtë herë është thjesht nxitëse e panikut publik që rëndom pasohet me histeri masive. Halil Matoshi”.  Po çka deklaroi Kadareja:   ”Sipas gazetës “DITA”, Kadare ka deklaruar se u është bashkuar intelektualëve pasi këtë e konsideron problem madhor. “Jam një nga firmëtarët dhe ndaj të njëjtin mendim me intelektualët e tjerë shqiptarë se ndryshimet e historisë me ekspertë turq përbëjnë një agresion kulturor që godet shtyllën kurrizore të kombit, ato janë një fyerje e papranueshme për shqiptarët dhe me pasoja për të ardhmen dhe identitetin tonë. Të gjithë tashmë e dimë se çdo ndërhyrje në histori sipas skenarëve të paracaktuar politikë cenon ADN-në e kombit shqiptar dhe ne nuk duhet ta lejojmë këtë””

 

Dhe çka thot  pastaj arakisti intelektual për këtë:”” ……deklarata e Kadaresë nuk është magji letrare, këtë herë është thjesht nxitëse e panikut publik që rëndom pasohet me histeri masive. Histeria, në përdorimin e saj bisedor, përshkruan ekseset emocionale të pakontrollueshme. Njerëzit të cilët janë “histerikë” shpesh humbasin vetëkontrollin për shkak të një frike të madhe që mund të shkaktohet nga ngjarje të shumta në të kaluarën e dikujt  që përfshin disa lloj të konfliktit të ashpër. Termi “histeri masive” ndërkohë përshkruan reagimet masive publike ndaj një lajmi apo dukurie të parëndomtë dhe është përdorur për të përshkruar rishfaqjen periodike dhe interesimin e përhapur publik në raportet UFO.(H.M) ””

 

« Intellectuel n’est pas toujours synonyme d’intelligent. » de Alexandra David-Néel e për ata që nuk dijnë frengjisht: ” Intelektuali nuk është gjimonë sinonim i intelegjentit.

 

Fahri Xharra

06.04.13 ,Gjakovë

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch