Home » Lajme, Sport » VALENTINI 10 VJEÇAR NË KAMPIONATIN RAJONAL NË VUSHTRRI

VALENTINI 10 VJEÇAR NË KAMPIONATIN RAJONAL NË VUSHTRRI

Valentin Uruçi është ma i riu shahist në Turnirin Memorial “Studimja, ‘99” në Vushtrri në Kosovë. Kjo veprimtari panshqiptare u organizue në ditë të përkujtimit të Masakrës në Studime më 2 maj 1999 të kryer nga forcat policore, ushtarake e paraushtarake serbe ndaj popullsisë civile duke masakruar 116 shqiptarë, ndër tad he pleq, gra e fëmijë. Kjo ishte një ndër masakrat ma të mëdha genocidiale e një ndër krimet ma të mëdha që Serbia kreu në Kosovë.
 
Në kampionatin e Vushtrisë, ku marrin pjesë mbi 100 shahistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, etj., Valentini ka ardhë bashkë me babën e tij, Besim Uruçi, 43 vjeçar, fitues i disa trofeve në kampionate lokale të shahut në Kosovë, si dhe me vllain e tij 16 vjeçar, Indrit Uruçi. Edhe tjetri vlla i tyne, që kësaj here ka ndejt në shtëpi në Ferizaj, është shahist. Janë një familje shahistësh, aqsa mund të bajnë një “mini-kampionat” edhe në shtëpinë e tyre.
 
 
Valentini është nxanës i të katërtes klasë të fillores në shkollën “Ahmet Hoxha” në qytetin e Ferizajt. Vetëm 10 vjeç. Në këtë kampionat u nderue me Çertifikatë Mirënjohjeje si ma i riu pjesmarrës. Në nantë ndeshje përballëse i ra shorti të ndeshej edhe me emra të njohur të lojës së shahut.
 
Valentini ia ka nisur udhës së shahistit qyshce në moshën 6 vjeç. Ka marrë pjesë në kampionate për fëmijë në Prishtinë e në Prizren. Ky i Vushtrrisë ishte kampionat rajonal panshqiptar, ishte dhe “kampionati i Valentinit”.
 
Mirutakofshim Valentin Uruçi dhe në kampionate të tjera të shahut dhe të pafshim kampion i Kosovës e i Europës!
 
Ramiz  LUSHAJ

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch