Home » Lajme, Opinione » Vallë, a do të ndodhë realisht “Çlirimi i dytë” i Kosovës më 6 tetor 2019?

Vallë, a do të ndodhë realisht “Çlirimi i dytë” i Kosovës më 6 tetor 2019?

Shkruan: Nehat Hyseni
“Çlirimi i parë” i Kosovës ka ndodhur në qershor të vitit 1999, duke i falemnderuar rrezistencës gjithëpopullore të organizuar në vitet e nëntëdhjeta, në krye me Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugova, që i priu me sukses luftës së popullit të Kosovës për shtet dhe për Liri e Pavarësi, me përkrahjen dhe mbështetjen e fuqishme të botës demokratike në krye me SHBA-të dhe NATO-n, duke e shporrur nga kjo Tokë e Bekuar makinerinë vrastare të regjimit fashist të Serbisë, në krye me kasapin dhe kryekriminelin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviqin.Ky çlirim i Kosovës u përjetua si arritje më e madhe e Shqiptarve në historinë e tyre të shumëvuajtur kombëtare. Gëzimi dhe ekzaltimi i madh për këtë çlirim dhe për këtë liri, ishte i madh, madje i pafund, meqë ishim të bindur se, më në fund e mundëm të keqen dhe fatkeqësitë që na kishin rënë mbi kokë nga Serbia.Prandaj, emocionet e të gjithëve neve, por dhe të botës demokratike që na përkrahu, ishin të mëdha dhe të papërshkrueshme.Më në fund, menduam se kishim dalur në dritë, që mezi shpresohej se do të ndodhë në fund të tunelit të gjatë e të errët të robërisë nga okupatori serb, që filloi në vjeshtën e vitit 1912, kur Perandoria Osmane, pas sundimit pesëshekullor u tërhoq nga këto troje, duke i lënë Shqiptarët në mëshirën e ushtrisë vrastare e jocivilizuese të Serbisë, e cila dogji e rrënoi gjithëçka gjeti para vetes dhe masakroi barbarisht popullatën e shkretë dhe të pambrojtur shqiptare.Pas kësaj katrahure të përgjakëshme, pasoi dëbimi i Shqiptarve dhe spastrimi etnik nga reth 765 venbanime në Serbi që ishin të banuar me popullatë shumicë shqiptare, nga një territor me sipërfaqe më të madhe se territori i sotëm i Republikës së Kosovës..Pra, ndodhi çlirimi i Kosovës nga Serbia me zbarkimin e helikopterëve në Velani dhe me hyrjen e trupave të armatosura të aleancës më të madhe politiko-ushtarake në botë, NATO-s në Kosovë, duke e dëbuar ushtrinë vrastare dhe forcat paramilitare e bandat kriminale të Serbisë nga këto troje. Paralelisht me hyrjen forcave të NATO-s në Prishtinë dhe me dëbimin e forcave serbe, një grup i “luftëtarëve të lirisë”, u përpoq të defiloj dhe t’i del zot e t’i grabis meritat për ardhjen e lirisë, por u sfidua nga NATO.Por, edhepse fillimisht u zmbraps ky grup, i cili pretendonte se e “çliroi” Kosovën, realisht ishte një pretendim për ta sunduar Kosovën në bazë të “meritave të luftës” dhe u bënë shumë aktivë për t’i uzurpuar pasuritë publike e shtetërore: shitoret, lokalet, pronat e tokës, trojet, etj., madje edhe banesat e pronat private të serbëve të ikur, por edhe të Shqiptarve, duke e shënuar mbishkrimin famoz “UÇK”-Mos prek!”Entuziazmi dhe gëzimi për çlirimin nga Serbia shumë shpejt filloi të zbehet dhe të shndërrohet në dëshprim nga vrasjet e plaçkitjet kriminale nga grupet që vepronin në emër të luftës për liri e pavarësi të Kosovës, duke ia zbehur edhe imazhin e viktimës së Shqiptarve nga makineria vrastare e Serbisë, që kishte shkaktuar bombardimin 78 ditto të NATO-s mbi forcat serbe në Kosovë dhe të caqeve strategjike ushtake, politike e ekonomike në tërë territorin e Serbisë, duke mos e lënë të bëjë gjum të qetë madje as vet Millosheviqin në Beograd.
Forcat e armatosura të Shqiptarve që gjatë luftës popullata zor se i kishte vërejtur, e aq më pak të kishte pasur ndonjë dobi prej tyre gjatë luftës, filloi të “rritej” e të bëhej gjigante në paqe, gjatë tërë periudhës së pasluftës, duke u rritur nga maksimalisht 15 mijë veteranë të konfirmuar, në reth 60 mijë! Katërfish më tepër.Këta nuk u mjaftuan vetëm me grabitje pronash e pasurish dhe me zhvatjen e buxhetit të shtetit dhe pasurisë shtetërore, por paraqesin rrezik real edhe për zhbërjen e shtetit, duke e shndërruar Republikën e Kosovës në vend të krimit e korrupsionit deri në atë “derexhé”, ku më nuk mund të jetohet.Ky zhgënjim nga realiteti i hidhur ka arritur përmasat e absurdit, duke e komprometuar vendin para botës demokratike deri në atë masë, sa që u ndalën njohjet e shtetit të Kosovës dhe, madje edhe kanë filluar të revokohen.Kjo e keqe po ndodhë me hapa galopantë, duke e lënë popullin e Kosovës të izoluar nga Europa e bota demokratike për shkak të vizave, liberalizimi i të cilave nuk është duke ndodhur, si masë ndëshkuese për keqqeverisjen e saj banditeske e kriminale.Duke e kuptuar këtë realitet të hidhur dhe të pashpresë të kapjes së shtetit dhe institucioneve nga “çlirimtarët”, duke e parë veten të pafuqishëm, populli i Kosovës është dorëzuar dhe ka marrë rrugën e ekzodit të përmasave absurde.
Zbrazja e Kosovës, realisht është një fenomen brengosës, sidomos e të rinjëve dhe të shkolluarve, për një jetë normale, larg “patriotizmit” shurdhues të “çlirimtarëve” dhe terrorit të padurueshëm të këtij soji të mafiozëve politikë gjithandej Kosovës, që kanë mbërthyer e katranosur për faqe të zezë çdo cep të saj.Pasojat e kësaj katrahure janë evidente.Numri i nxënësve po bie me progresion gjeometrik.
Poashtu edhe numri i shkollave të mbyllura po rritet me të madhe. Natyrisht se edhe numri i popullësisë po zvogëlohet, duke u ndikuar nga emigrimi enorm dhe ulja drastike e natalitetit.Numri i lindjeve në Klinikën përkatëse në Prishtinë dhe në qytetet tjera të Republikës së Kosovës po shenon rënie drastike, është përgjysmuar.Ndërkaq, nga kakofonia e rrahagjokësve pushtetarë, PAN, është ngulfatur Kosova.Ata, njëzet vjet pas çlirimit realisht e sollën Kosovën buzë greminës, të cilët, siç do të thoshte poeti i mirënjohur shqiptar, Ali Asllani:”Të pabrekë i gëdhiu dita,
Kurse, milionerë i gjeti nata”!Prandaj, tani duket se ka ardhur koha që të çlirohemi nga ata të cilët veten e quajnë paturpësisht “çlirimtarë” dhe e konsiderojnë këtë vend të bekuar si pronë të veten dhe popullin e saj si argatë që duhet të punojnë e jetojnë sipas diktatit dhe tekave primitive e banditeske të tyre.Kurse, ndërkombëtarët që na çliruan nga Serbia dhe na ndihmuan e po na ndihmojnë sinqerisht, këta të gjorë i irritojnë deri në çmendi me udhëheqjen banditeske të shtetit sipas tekave dhe interesave korrupsionit të tarafeve të tyre korruptive e kriminale.
Prandaj, kam bindjen se ka ardhur koha që, siç thotë pretendentja për postin e kryeminitres, zonja Vjosa Osmani, se “krimin duhet shkulur, dhe ne do ta bëjmë këtë”!
Kjo zonjë e nderuar, jo vetëm që i bënë nderë me gadishmërinë dhe me guximin heroik të saj që të kandidohet për postin e kryeministres nga partia politike më e madhe në Kosovë, LDK, parti e cila në krye me Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugova i priu popullit të Kosovës për liri, pavarësi e demokraci duke e sfiduar regjimin antishqiptar të Serbisë, dhe duke krijuar miqë ndërkombëtarë në krye me SHBA për të na çliruar prej saj.Guximi dhe konsistenca stoike e Vjosës dhe ekipit të saj brilant prej ekspertëve dhe politikanëve të dëshmuar, meritojnë besimin tonë për t’ua dhënë votën më 6 tetor.
Ky ekip i kryesuar nga Vjosa dhe ekipi i Lëvizjes Vetëvendosje i kryesuar nga kandidati i kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti, veprojnë “me duar të pastra” dhe janë shpresë e vetme se këta vërtet Duan, Guxojnë dhe Munden ta “shkulin” krimin dhe korrupsionin nga grupi i “çlirimtarëve”- PAN.Pra, na mbetet të shpresojmë dhe t’i mbështesim fuqishëm LDK-në dhe Vetëvendosjen me kandidatët Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, sepse këta janë garancë reale dhe aktualisht e vetme për “Çlirimin e Dytë” të Kosovës!Kuptohet, kësaj here nuk është fjala për çlirim nga Serbia, sepse asokohe na ndihmuan SHBA-të dhe NATO. Kurse, çlirimin tonë nga krimi, korrupsioni e hajnia e personifikuar në keqqeverisjen e pasluftës, të udhëhequr nga “çlirimtarët”, duhet ta bëjmë vet, duke i ndëshkuar me votë në kutitë e votimit më 6 tetor 2019!Poqese dështojmë që ta arrijmë këtë, atëherë do të na ndëshkoj historia dhe do të jemi vet fajtorë para vetes, botës demokratike dhe para brezave të ardhshëm!Me fat!!!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch