Home » Lajme, Sport » Valon Berisha: Të shënoj gol për Kosovën, ka qenë ëndërr e imja

Valon Berisha: Të shënoj gol për Kosovën, ka qenë ëndërr e imja

Perfaqsuesja e KosovesPër golin e shënuar nga Valoni, duke e cilësuar atë si “gol për histori”, kanë shkruar sot gjerësisht mediat austriake dhe të tjerat në zonën gjermanishtfolëse.

Valon Berisha të hënën në mbrëmje në Turku të Finlandës është shënuar në librin e historisë. Me rezultatin e barabartë 1-1 ndaj Finlandës, të cilin e siguroi lojtari i Salzburgut të Austrisë duke shënuar nga penalltia ai siguroi edhe pikën e parë për Kosovën, në ndeshjen e parë zyrtare të Kosovës në kualifikimet e botërorit.

Vetëm pak orë para fillimit të ndeshjes, Valonit iu dha e drejta për të luajtur për Kosovën.

Për golin e shënuar nga Valoni, duke e cilësuar atë si “gol për histori”, kanë shkruar gjerësisht mediat austriake dhe të tjerat në zonën gjermanishtfolëse.

“Është një ndjenje shumë e mirë, ka qenë ëndërr e imja që të shënoj një gol për Kosovën”, thotë Berisha pas ndeshjes për gazetënkurier.at.

Në minutën e 60-të bashkëlojtari i tij, Bernard Berisha rrëzohet në zonën e rreptësisë, dhe për pasojë akordohet penallti të cilën e shndërroi në gol, Valoni, transmeton albinfo.ch. “Isha i sigurt që do të shënoj”, theksoi djaloshi i lindur në Malmo,  i rritur në Norvegji, ndërsa me prejardhje nga një familje shqiptare emigrantësh.

Falënderon Norvegjinë

Të hënën pasdite Valoni së  bashku më pesë lojtarë të tjerë kosovarë morën lejen nga FIFA  për të mbrojtur ngjyrat e Kosovës, ndërsa në mbrëmje ata luajtën. Berisha i cili më herët kishte luajtur për Norvegjinë, i është  gjithmonë mirënjohës këtij shteti skandinav. “Çdo gjë që kam arritur ia kam borxh Norvegjisë”, thotë Berisha, përcjell “albinfo.ch”.

Valoni (23) ka zgjedhur të luajë për Kosovën, ndërsa vëllai i tij Vetoni (22) ka vazhduar të luajë për Norvegjinë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch