Home » Lajme » Valon H. Begzadi: DEMANT

Valon H. Begzadi: DEMANT

Me këtë letër demantoj shkrimin e publikuar në emër timin në uebfaqet www.kosovalindore.com, dhe www.bujanoci.net, me titull “Deponia komunës së Bujanocit”.

Unë Valon Begzadi, gazetar në Raditelevizionin e Bujanocit, deklaroj se nuk qëndroj pas këtij shkrimi tendencioz, joprofesional dhe “të shkretë”. Shkrime të këtilla unë si gazetar i diplomuar në Universitetin e Tiranës nuk kam bërë as nuk bëjë, sepse nuk përmbajnë as elementet bazë të gazetarisë.

Autori i këtij shkrimi le të dal me emër e mbiemër dhe të shkruajë me fakte, argumente e burime të konfirmuara, dhe të mos mundohet të njollosë emrin e personalitetin tim, si dhe personat që i kritikon në shkrim, pa marr parasysh se kush janë ata, sepse me këtë e poshtëron vetëm veten duke u fshehur si miu në vrimë.

Sidoqoftë, nuk e kam ndërmend shumë të merrem me autorin e këtij shkrimi tendencioz dhe “të shkretë”. Me këtë do të merren organet e hetuesisë, pasi që rastin tanimë e kam paraqitur në organet kompetente dhe ata janë në zbulim e sipër, përmes IP adresës së dërguar.

Por, unë kam ndjerë një obligim moral dhe etik që të reagojë duke demantuar këtë shkrim dhe kërkoj nga pronarët e uebfaqeve të lartpërmendura që të mos publikojnë shkrime pa autorizim, apo së paku të dërguara nga e-maili zyrtar i personit që dërgon.

Valon H. Begzadi, gazetar në RadioTelevizionin Bujanoci

v.begzadi@gmail.com

 

 

 

Date: 

 

KosovaLindore.com: Per hire te seriozitetit ndaj jush dhe vizitoreve tane, ne po ju japim imejl-adresen e “Valon Begzadit”. Kuptohet qe ky demant nenkupton edhe heqjen e artikullit qe ne fakt po t’a kuptonim qe nuk eshte i juaj absolutisht nuk do te publikohej.

Thu, 9 Jun 2011 02:35:29 -0700 [02:35:29 AM PDT]

From:  Valon Begzadi <valonbegzadi@yahoo.com>
To:  info@kosovalindore.com <info@kosovalindore.com>

 

Ju kerkojme falje i nderuar z. Begzadi

Bae since children are writing their own rules on grammar www.besttrackingapps.com/ now, the apostrophe is missing on this shortened form of the word babe

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch