Home » Lajme » Valon Murati: Krijimi i Fondit për Luginën e Preshevës është hap i duhur

Valon Murati: Krijimi i Fondit për Luginën e Preshevës është hap i duhur

Në Frontline në T7, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka diskutuar për mbledhjen e dy qeverive si dhe për zhvillimet rreth Gjykatës Speciale.

– Mbledhjet e dy qeverive kanë qenë një hap i rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri. Shumë marrëveshje të kaluara dhe të sotme kanë pasur dhe do kenë rëndësi për cilësinë e jetës së qytetarëve tanë. Krijimi i Fondit për Luginën e Preshevës është hap i duhur që duhet të përcillet me hapa të tjerë sidomos nga Kosova në bisedimet me Serbinë.

Sidoqoftë ka ardhur koha që të tejkalohet niveli i bashkëpunimit vetëm përmes organizimit të mbledhjeve të përbashkëta. Mundësitë e këtyre mbledhjeve janë shteruar. Tash duhet hyrë në fazën e krijimit të mekanizmave të përbashkët shtetëror nën modelin e BE-së, Këshillit Nordik e Beneluxit. Duhet filluar ndërtimi i një administrate të përbashkët kombëtare që do merrej veç me realizimin e projekteve të përbashkëta. Kjo të jetë embrioni i administratës së ardhshme të përbashkët. Nga partneriteti strategjik të hyjmë në fazën e integrimeve të thelluara. E nga integrimet të ecim një ditë drejt bashkimit, ka theksuar Murati.

MARREVESHJET KOSOVE – SHQIPERI, FLET VALON MURATI

MARREVESHJET KOSOVE – SHQIPERI, FLET VALON MURATI

Posted by T7 on Friday, October 2, 2020

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch