Home » Kulturë, Lajme, Ndërkombëtare » Valoni, kandidat serioz në “Voice of Switzerland”

Valoni, kandidat serioz në “Voice of Switzerland”

 

 

 

 

 

 

 

 

32-vjeçari nga Gjakova, i cili jeton në Argau, bën muzikë funk dhe rock me grupin e quajtur „Seldom“. Me paraqitjen e tij të shtunën mbrëma në skenën e “Voice of Switzerland“ Valoni ka treguar se është një konkurrent i fortë në këtë garë muzikore.

Me këngën “Rise Up (Black Dog)” nga Pegasus babai i një vajze trevjeçare është kthyer bindshëm para publikut në spektaklin «Voice of Switzerland».  Valoni ka fascinuar me talentin e tij jurinë e këtij spektakli muzikor.

Valoni punon si menaxher në SBB. Gjakovari është i vetmi shqiptar nga Kosova në grupin “Seldom”, në të cilin ai këndon në rrethin e Argaus.

Grupi i Valonit ka bërë një emër nëpër koncerte të ndryshme dhe secili prej anëtarëve të grupit është aktiv edhe në sfera të tjera muzikore.
«Voice of Switzerland» për Valonin është një mundësi më shumë për të treguar talentin në një skenë të madhe muzikore.

“Voice of Switzerland” mund të jetë një shans për të filluar karrierën muzikore”, ka thënë Valoni.

Valoni është krenar që ka ardhur deri këtu me angazhimin e tij./albinfo.ch/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch