Home » Kulturë, Lajme » Varre gjigante ne Fshtin Llopat të Tanushës

Varre gjigante ne Fshtin Llopat të Tanushës

Feri Arifi

Feri Arifi

Tanushë e di ti që : “se pushtuesit i kanë dhënë tepër rëndësi kësaj pune të zbulimeve, gjetjeve arkeologjike, të historisë tonë?!” Por, qëllimi që ata këto gjërat` i heshtnin, apo t`i shtrembëronin dhe t`i përdornin për politika të tyre ditore. Armiqtë dëshironin t’i humbnin gjurmët e lashtësisë së Kombit tonë. Mirëpo, Ç’bënin ata kur dinin ndonjë detaj apo gjetje arkeologjike? “

(Tanushë është fshat kodrinor -malor që shtrihet në pjesën veriore të Malit të Zi të Shkupit dhe në pjesën qendrore të Karadakut, për rreth kufirit Kosovë-Maqedoni. Në veri kufizohet me Dobëlldehun në veri-perëndim me Mjakun, në perëndim me Korbliqin, në jug me fshatin Bllacë dhe në lindje me fshatin Brezë. Tanusha ka një lartësi mbidetare mbi 1200m ku kodra ma e lartë është Kodra e Furrës me lartësi mbi detare 1490m. )
( http://shqiperiaebashkuar.info/2015/12/tanushe-mos-flej-se-je-zemra-e-dardanise/. Fahri Xharra )

 
Një gjë që më habitë tek ne shqiptarët është se ne harrojmë shpejt ,Nuk na intereson e vërteta e së kaluarës sonë.
Nuk dimë që toka e nëntoka e jonë , aty ku jetojmë është plotë fakte dhe  artefakte të cilat iu nbyllin gojën e mashtrimit të gjithë atyre që qëllimin e kanë që të krijojnë në certificate të lindjes nga toka ku nuk kanë lindur .
E ne , biejmë nën ndikimin e narkotikut të harresës , të mohimit dhe shqyerjes së asaj që të thotë : Mbahu se je i ketuhit , i kësaj ane. Mbahu se mu nën këmbet tuaj jam unë historia e yte , të cilën e krijuat të parët. Mbahu se  linde këndej  dhe të stërlashtët  e tu ta lanë testamentin me të cilin edhe para Zotit je ai që je.

(Në shtyp para sa fitesh e lexova”: Masat e shtuara të sigurisë rreth varrit gjigant të zbuluar në Amfipoli në veri të Selanikut në Greqi, dëshmojnë se bëhet fjalë për një zbulim të jashtëzakonshëm. Arkeologët janë duke hyrë në thellësi të tij, dhe pohojnë se janë pranë diçkaje të madhe, një varr i pasur, i cili deri më sot duket se nuk është prekur nga hajdutët.( Varri gjigant ne Greqi, nën masa të rrepta sigurie… Kush prehet në të? )

Por edhe rrethi i Tanushës ka diçka të madhe  me të cilën kishte me u çuditë bota . Ka diçka që aty shtrihet me mijëra  apo nuk e di sa mijëra vjet. Ato presin që ne t`iu japim gojën që ato të flasin e të flasin shqip .
Njerëzit e vullnetit të mirë janë në mesin tonë . I kemi dhe është për krenari që i kemi .
Një nër ta është edhe  Feri Arifi  i cili së bashku me prof. Azir Tanushen dhe prof Fazli Sulejmani ishin tek varrezat e lashta na fshatin Llopat të Tanushës ,
Miku , dashamiri i së vërtetës më shkruan :” Sot ishim në fshatin Llopat të Kumanovës të shpërngulur para shumë shekujsh nga Tanusha në këtë fshat të parahistorisë të banuar me PELLAZGË. E çuditshme shumë varre me gurë të pashkruar, lartësia e një guri varri mbi tri metra , kurse gjatësia e varrit shtatë metra të paparë ndonjëherë në histori, Kë duhen të jenë varr e atyre që nga ata e kemi rrjedhën. Në fshatin Llopat ! “

Shikoni videon : https://www.facebook.com/feri.arifi/videos/953530851361641/

Feri vazhdon “Unë e bëra nji video por dot shkoj dhe pak ma vonë se sot ishte shi dhe te bej nga secili varr video dhe ti dërgoj ty dhe shokëve të historisë qe ti ruajnë  (ndërsa akademiket le të presin për amshim me sekretareshat e tyre fxh )  E unë e shtoj: “Demi me i madh dijes i vjen nga harresa, dhe ajo humbet vjen kur e  kanë ata qe nuk e meritojnë.”
Gjëra të papara ndonjëherë : 10 metra një varr !  Kurrë se kam besuar . Aty ke pas të drejt ku thua Tanush mos flej j se je zemra e  Dardanisë . e unë do e shtoj “ Kombi dëmtohet prej tre personave: Nga mesuesi i prishur, nga prijesi diktator dhe nga akademiku  injorant dhe frikacak “

T`i hapim sytë :  “ Njeriu me i urryer i kombit  është  ai që rrabet i ka më te mira se sa punët qe kryen, rrobet i ka si të mbretërve ndërsa punët  si të kurrëkushit “

( Shkrimi u mundësua nga shënimet dhe fotografitë e punëtorit të pa lodhur të historisë së Tanushës Z Feri Arifi )

Fahri Xharra, 05.03.16

Gjakovë

Feri Arifi - 2Feri Arifi - 3

 

 

 

 

 

 

 

https://www.facebook.com/feri.arifi/videos/953530851361641/
Feri Arifi - 4

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch