Home » Kulturë » VASIL KËNÇOVI, SHQIPTARËT, KAZAJA E PRESHEVËS DHE STRUKTURA E SAJ ETNIKE

VASIL KËNÇOVI, SHQIPTARËT, KAZAJA E PRESHEVËS DHE STRUKTURA E SAJ ETNIKE

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkruan: Xhemaledin SALIHU

 

Studiuesi bullgar Vasil Kënçov në librin e tij: “Izabrani proizvedenija, tom II,Sofia, 1970, në pjesën : Makedonia, Etnografia i Statistika, në Popujt e Maqedonisë shkruan edhe për Shqiptarët dhe Kazanë e Preshevës dhe përbërjen e saj etnike.

Libri ka gjithsej 613 faqe dhe sipas shënimeve është shkruar nga autori më 1900.

 

                      Harta etnografike e Maqedonisë e autorit Vasil Kënçov

 

Sipas Hartës Etnografike të Kënçovit, Maqedonia në veri përkufizohet me Kosovën, Serbinë dhe Bullgarinë.

Preshevën dhe Bujanocin, studiuesi bullgar Vasil Kënçov e vendos në këtë Maqedoni, ndërsa është e njohur se Kazaja e Preshevës e themeluar me Kongresin e Berlinit, më 1 shkurt të vitit 1878 i takonte Vilajetit të Kosovës dhe Sanxhakut të Prishtinës. Më 13 korrik të vitit 1878 caktohen kufinjt e rinj ndërmjet Serbise dhe Turqisë. Kufiri serbo-turk caktohet në Ristovc. Kazaja e Preshevës ndahet nga Vranja dhe i takon Turqisë.

Me themelimin e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene, më 1919, Kazaja e Preshevës sipas rregullimit të ri administrativ, territorial dhe politik u vendos në Banovinën e Vardarit, me qendër në Shkup, deri më vitin 1945, kur në mënyrë arbitrare i takoi Serbisë.

 

Sipas Vasil Kënçovit popullatën themelore të Maqedonisë e bëjnë: Bullgarët, grupën e dytë të popullatës e bëjnë Turqit, grupën e tretë e bëjnë Grekët dhe Shqiptarët /Arnautët/, grupën e katërtë e bëjnë:  Vllehët, Romët dhe Ebreitët dhe grupën e pestë e bëjnë Çerkezët dhe Serbët.

 

Në f. 379, Kënçovi shkruan:”Shqiptarët/Arnautët/ janë popull i vjetër i Siujdhesës Ballkanike që vetën e quajnë SHQIPTARË, ndërsa Grekët në kohërat e vjetra i quanin Arvanitasë,  Bullgarët i quanin Arbanasë, Turqit i quanin Arnautë.

Në Europën Perëndimore quhen Albanë, ndërsa vendi i quhetAlbania”

Pastaj Kënçovi shkruan për territorin ku gjenden Shqiptarët dhe i përkufizon më tepër në Maqedonin Perëndimore. Ai shkruan për trevat shqiptare në Maqedoninë Perëndimore, por ndalet edhe te treva e fundit në Maqedoni, përreth Karadakut. Pastaj përmend shtrirjen e Shqiptarëve përreth Malit Gollak, deri në Vranjë e Lekovc, bile shkruan se Shqiptarët shtriheshin edhe deri në Malin Jastrebac.

Shqiptarët sipas Kënçovit dallohen prej popujve tjerë ballkanas përkah gjuha,  forca dhe natyra e karakteri.

Kënçovi  shkruan se është argumentuar që gjuha shqipe ishte gjuhë e Ilirëve të vjetër.

Poashtu Kënçovi shkruan që Shqiptarët e Maqedonisë ndahen në Gegë dhe Toskë dhe  për shtrirjen e tyre në territorinë e Maqedonisë.

 

Vilajeti i Shkupit përfshin pjesën veriore të Maqedonisë dhe krejt rajonin e Serbisë së Vjetër, shkruan Vasil Kënçovi.

Sanxhakun e Shkupit e bëjnë këto Kaza: e Shkupit, e Kumanovës, e Preshevës, e Kriva Pallankës, e Kratovës, e Koçanës, e Malëshovës, e Shtipit dhe e Radovishit.

 

Kazaja e Preshovës, sipas Kënçovit e themeluar me Marrëveshjen e Kongresit të Berlinit, kur Vranja mbeti në Serbi.

Sipas Sallnamesë të Vilajetit të vitit 1311, Kazaja e Preshevës kishte 41.979 banorë, prej të cilëve 15.932 / meshkuj:8.168 dhe femra: 7.770 / ishin Shqiptarë Muhamedanë dhe 26.047  Bullgarë /meshkuj:13.868 dhe femra: 12.179/.

 

Sipas studiuesit bullgar Vasil Kënçov, në Kazanë e Preshevës nuk kishte pasur popullsi serbe, edhepse është e njohur se në Kazanë e Preshevës bënin pjesë edhe Nahija e Bujanocit dhe Tërgovishtes.

 

Në tabelën e vendbanimeve të Kazasë së Preshevës në librin e Kënçovit ndryshon numri i banorëve në Kazanë e Preshevës.

Kështu në këtë tabelë radhiten 96 vendbanime të Kazasë së Preshevës me numrin e banorëve. Sipas kësaj tabele numri i përgjithshëm i banorëve të Kazazë së Preshevës arrin në 37.124 banorë, prej të cilëve 27.678 banorë janë Bullgarë dhe 9.446 janë banorë Shqiptarë.Poi përmendin disa vendbanime me numrin e banorëve:

1.Presheva me 2.000 banorë Shqiptarë,

2.Bilaçi me 650 banorë, prej të cilëve 300 bullgarë dhë 350 Shqiptarë,

3. Bujanoci me 1900 banorë, prej tyre 1200 banorë Bullgarë dhe 700 banorë Shqiptarë,

4.Bukuroca me 270 banorë Bullgarë,

5. Dobrosini me 170 banorë Shqiptarë,

6.Golemi Dolli me 280 banorë Shqiptarë,

7.. Gramada me 96 banorë Shqiptarë

8.Zhunica me 430 banorë, prej tyre 250 banorë Bullgarë dhe 180 banorë Shqiptarë,

9.Konçuli me 300 banorë Shqiptarë,

10.Lluçani me 260 banorë Bullgarë,

11.Letovica me 325 banorë Bullgarë,

12.Miratoci me 400 banorë Bullgarë,

13. Negoci me 170 banorë Shqiptarë,

14.Nesalca me 340 banorë Shqiptarë,

15.Norça me 260 banorë Bullgarë,

16.Rahovica me 435 banorë, prej tyre 35 banorë Bullgarë dhe 400 banorë Shqiptarë,

17.Osllara me 550 banorë, prej të cilëve 320 banorë janë Bullgarë dhe 230 banorë Shqiptarë,

18.Rainca me 350 banorë Shqiptarë,

19. Relani me 290 banorë, prej tyre 90 banorë Bullgarë dhe 200 banorë Shqiptarë,

20.Ramabuça me 202 banorë Bullgarë,

21.Strezoci me 260 banorë, prej tyre 90 banorë Bullgarë dhe 170 banorë Shqiptarë,

22.Suharna me 195 banorë Bullgarë,

23.Tërnoci me 2.000 banorë Shqiptarë,

24.Turija me 120 banorë Shqiptarë,

25.Tërrnava me 235 banorë Bullgarë,

26.Qyteti i Mbretit/e quan Kënçovi/ me 400 banorë, prej tyre 180 banorë Bullgarë dhe 220 banorë Shqiptarë,

27.Çukarka me 160 banorë Shqiptarë

28.Shoshaja me 110 banorë Shqiptarë dhe

29. Verbani me 120 banorë Shqiptarë,

 

Preshevë, më 23 qershor 2013

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch