Home » Lajme » Vatra: Është koha që padrejtësitë historike që janë bërë ndaj popullit shqiptar të vëhen në vend

Vatra: Është koha që padrejtësitë historike që janë bërë ndaj popullit shqiptar të vëhen në vend

Është koha që padrejtësitë historike që janë bërë ndaj popullit shqiptar të vëhen në vend

Pa i përmendur tokat deri te Molla e Kuqe, te Nishi që na i ka grabitur Serbia me dhunë e terror në vitet 1876/77/88, (sepse atje më nuk jetojnë shqiptarët, edhe pse emërtimet e vendeve shqiptare ende ekzistojnë),  edhe sot territor mjaft i madh shiptar, ku shumica e popullatës është shqiptare gjendet i pushtuar nga Serbia në të cilin vend ushtrohet diskriminim mesjetar në të gjitha fushat e jetës. Dhe gjithë kjo bëhet që kjo popullatë të largohet  dhe ai territor të mbetet  pa shqiptarë në mënyrë qëSerbia të ketë alibi të thotë se ky vend nuk ka shqiptarë dhe nuk është shqiptare.

Në kuadër të ruajtjes së territoreve etnike ilire, dardane, arbërore, shqiptare, shqiptarët vazhdimisht janë përpjekur me të gjitha forcat: me dialog, me bashkëpunim, me referendum, me nënshkrime të marrëveshje deri në dëm të kësaj popullate, e kur nuk kishin  ku të shkonin më janë detyruar të derdhin edhe gjakun, por edhe pas të gjitha këtyre përpjekjeve, Kosova Lindore ende gjendet nën administrimin Serbisë. Pra, Serbia, ka vizatuar dhe ende po vizaton kufij dhe po ngrit mure përmes tokave shqiptare, që në këtë kohë  të demokracisë  dhe të shlyerjes së kufijve në mes shteteve, është diçka absurde, mesjetare e tejkaluar, mirëpo, për fat të keq të shqiptarëve të Kosovës Lindore për shkak të pushteteve gjenocidale serbe, ende po ndodh kjo.

Por, përkundër kësaj ky territor edhe ashtu i zvogluar i takon Kosovës  dhe për këtë arsye duhet  dhe do t’i bashkëngjitet trungut të vet Kosovës, që është një e drejtë historike, kulturore, gjuhësore territoriale e mbi të gjitha, i jep të drejtë Referendumi 1 e 2 marsit të viti 1992, lufta e UÇPMB-së e  Platforma e tri Kuvendeve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, ku botërisht dihet se vullneti i popullit shqiptarë të këtyre komunave është bashkëngjitja me Kosovën.

Sa për të rikujtuar edhe një herë Presheva, Bujanoci e Medvegja, asnjëherë gjatë historisë që nga Iliria e deri në ditët e sotme, pamvarësisht se ranë nën  pushtete të huaja, nuk ishin ndarë nga trungu i  tyre.

Në kohën Ilire këto territore ishin brenda shtetit Dardan, gjatë pushtimit romak këta kufij  nuk ndryshuan, në kohën e Bizantit, edhe pse u nda perandoria Romake në dy pjesë, këto troje nuk pësuan ndarje. Pas pushtimeve serbo-sllave, sidomos të Stefan Dushanit, pjesa më e madhe e tokave shqiptare, u përfshinë brënda kufijve të shtetit feudal mesjetar serb, me kryeqëndër Rashkën, deri sa në kohën e pushtimit turk, këto troje ishin nën administratën e Sanxhakut të Prishtinës, përkatësisht pjesë përbërse e Vilajetit të Kosovës, me kryeqëndër Shkupin.

Gjithashtu edhe në mbretërinë e SKS-së, deri në vitin 1929, e më pas deri në vitin 1941, Kosova dhe tri komunat: Presheva, Bujanoci e Medvegja u administruan si pjesë e Banovinës së Vardarit me qendër në Shkup. Poashtu edhe pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 1952/1956 disa pjesë të saj ishin pjesë e Kosovës. Nga këto  dhe argumente tjera të shumta shihet, dihet e dëshmohet se këto toka i takojnë Kosovës  dhe vetëm Kosovës.

 

Prandaj, nuk duhet të hezitojmë ne,  e as të shukaten institucionet ndërkombëtare, posaqërisht institucionet e Shqipërisë, Kosovës, organet legjitime komunale të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, subjektet politike, liderët e Kosovës Lindore,  veprimtarët e atdhetarët që të ngrisin zërin e të kërkojnë me ngulm që çështja e shqiptarëve të Kosovës Lindore të zgjidhet, konform konventave ndërkombëtare të popujve për vetvendosje dhe të drejtës së shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës për tu bashkangjitur me Kosovën, sepse edhe sot: Sopoti, Ashanët, Strezoci, Gerajt, Lerani, Bushtrani me Malin e Bushtranit e deri te malet e Rujnit, Bilaçi, Negoci (vendbanime shqiptare që gjenden matanë magjistrales dhe hekurudhës), pastaj Cepotini, Bujanoci, etj. etj. janë territore të banuara me shqiptarë që administrohen nga Serbia, prandaj këto dhe vende tjera të banuara me shqiptarë të komunës së Preshevës, Bujanocit e Medvegjës duhet t’i bashkëngiten Kosovës e jo sikur po trumbeton e mendon Serbia që në rast të ndërrimeve të territoreve të Kosovës e Serbisë, Kosovës  t’i ipet Tërnoci i Madh dhe disa fshatra malore të Malësisë së Bujanocit  dhe të Karadakut.

Gjilan, 19.11.2011

Kryesia e SHSHKL  ”Vatra”

                                                            _________________

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch