Home » Lajme, Vendore » Vatra: Histeritë e errëta serbe antishqiptare, s’kanë të ndalur, në kohën moderne

Vatra: Histeritë e errëta serbe antishqiptare, s’kanë të ndalur, në kohën moderne

Vreri i urrejtjes kundër shqiptarëve sikur është futur thellë në qelizat e udhëheqësve të sotëm serb. Urrejtja e tyre ndaj shqiptarëve, kur bota e civilizuar e ka harruar urrejtjen ndaj qenies njerëzore, kur bota  dhe zbulimet shkencore kanë arritur aq larg, sa janë në gjendje të shkojnë në planete tjera,  është bërë patologjike.  Këta udhëheqës të vonuar serb nuk mund ta kuptojnë ende se janë duke jetuar në një botë demokratike, në një botë ku kanë të drejtë të jetojnë të gjithë në paqe e liri, në një botë ku skllavëria , shtypja e shfrytëzimi janë harruar që moti. Si duket këta udhëheqës serbë jetojnë dhe kënaqen nga mjerimi e shtypja e popujve tjerë e posaçërisht e shqiptarëve.

Kërcënimet e fundit nga Daçiçi, Sindikata e Pavarur e Policëve Serb, të rinjve serbë e së fundi edhe e kryetarit të Serbisë Nikoliç, gjithë botën demokratike e  irriton dhe i kujton luftënxitësit, përkatësisht pushtetin e atëhershëm gjenocidial serb, të cilët bënë vrasjet, dëbimet dhe masakrat  në tërë territorin e ish Jugosllavisë.

Nga frika që do të përsëritet gjakderdhja në vendet e Ish Jugosllavisë dhe në Kosovë, lindi nevoja e domosdoshme që në trevat e banuara me shqiptarë, (Preshevë, Medvegjë e Bujanooc ) të formohet Ushtria mbrojtëse Çlirimtare e cila detyroi Bashkësinë Ndërkombëtare dhe pushtetin serb të ulen në tavolinë për të negociuar paqen në këtë rajon. Në këto bisedime, përveç tjerash, u arrit edhe marrëveshja për amnestimin e pjesëtarëve të UÇPMB-së dhe krijimin e kushteve për të jetuar në paqe e liri, ndërsa tani, për çudi, po të njëjtat struktura që ishin atëherë në pushtet kërcënojnë me rrënime të lapidarëve të dëshmorëve shqiptarë të rënë për liri, kurse për policët dhe ushtarët serbë të cilët bënë krime në tokat shqiptare, tani u ngritën lapidare, po në vendet ku kanë bërë krime (vendbanime shqiptare).

Kjo urrejtje na bënë të dyshojmë se me sjelljet që janë duke i bërë tash udhëheqësit serb po kërkojnë të përsërite lufta. Prandaj, shoqata “Vatra” u bën me  dije se edhe shqiptarët nuk do të mund të qëndrojnë  duarkryq përballë kësaj situate të krijuar, ndërsa  çfarëdo konflikti që mund të ndodhë, përgjegjësinë e mbajnë ata që e nxisin destabilizimin në rajon.  Gjithashtu u bëjmë thirrje faktorëve relevantë që të ndikojnë në tejkalimin e kësaj situate të krijuar pa nevojë nga pushteti luftënxitës i Beogradit.

Gjilan, më 28.12.2012

Shoqata “Vatra”

__________________

Sejdulla Kadriu, kryetar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch