Home » Lajme, Vatra, Vendore » Vatra -një institucion shëndetësorë të emërtohet “Ilaz Selimi”

Vatra -një institucion shëndetësorë të emërtohet “Ilaz Selimi”

”Doktor Ilazi.” Ky ishte emri me të cilin shqiptarët nga Gjilani, Presheva, Bujanoci e Medvegja e njihnin Ilaz Selimin.

Malësia e Bujanocit ka kontribuar për shqiptarët e Kosovës në shumë sfera të jetës përmes veprimtarëve të ndritur si doktor Ilaz Selimi. Në Republikën e Kosovës e veçanërisht në qytetin e Gjilanit ku tashmë jetojnë 80 % e shqiptarëve nga malësia e Bujanocit, asnjë institucion nuk është emëruar me emrat e ndonjërit nga figurat e shquara të malësisë së Bujanocit, veprimtaria e të cilëve ishte humane dhe pa dallime, nuk njihet kufi.

Në kohërat kur shqiptarët në Gjilan,Preshevë, Bujanoc e Medvegjë nuk mund të gjenin ndihmë në mjekët sërb e të huaj, ishte doktor Ilaz Selimi ai i cili luftonte kundër turbekulozit dhe marajës si sëmundje që masakronin shqiptarët në këto troje. Ajo që më së paku mund të bëjm për t’i falënderuar këta veprimtarë të cilët jetën e tyre e sakrifikuan për ne, është emërimi i një institucioni me emrin e tij.

Ne kërkojmë që së paku një shtëpi e shëndetit të emërohet me emrin e veprimtarit, humanistit,mësuesit, doktor Ilaz Selimi. Besojmë se e kemi obligim moral që ta njohim kontributin e atyre që u vetësakrifikuan që ne sot ta shijojmë lirinë dhe të jetojmë më mirë.
Tashmë ekzistojnë libra dhe shkrime për jetën dhe veprimtarinë e dr.Ilaz Selimi, mirëpo kontributi i tij është i një dimenzioni më të gjërë e më të madh dhe nuk mund të përfundon vetëm brenda një libri. Emërtimi i një institucioni shëndetësorë me emrin e dr.Ilaz Selimi njëherit është nderë dhe privilegj për çdo qytetarë nga malësia e Bujanocit që tasht e 20 vite kontribuon për ndërtimin e Republikës së Kosovës e veçanërisht qytetin e Gjilanit.

Zëdhënës: Fikri Mehmeti
Lëvizja Qytetare Vatra
Gjilan, 14.03.2017

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2017 KosovaLindore · RSS · Designed by Kosovalindore · Powered by KosovaLindore