Home » Lajme, Vendore » “VATRA” : Njoftim

“VATRA” : Njoftim

Me rastin e njëvjetorit të vdekjes së themeluesit të shoqatës”Vatra”dhe ish të burgosurit politik nga Kosova Lindore Njazi Kadriut, sot (05. 10. 2012) në sallën e Teatrit të Qytetit  në Gjilan, nën organizimin e Shoqatës së të Burgosurve Politik, dhe shoqata “Vatra”dega në Gjilan u mbajt Akademi Përkujtimore.

Në Akademi morën pjesë shumë qytetarë, ish luftëtarë  të  luftërave çlirimtare, shokë  të Njaziut, ish  të përndjekur politik, veprimtarë, deputet të Republikës së Kosovës, përfaqësues të organeve komunale të Gjilanit, Preshevës e Bujanocit  e shumë miq e  dashamirë.

Pas intonimit të Himnit Kombëtar, për jetën ë tij , jetën në burg dhe veprimtarinë atdhetare e shpirtin revolucionar foli bashkëveprimtari i tij Abdyl Bajrami.

Më pas, Gani Krasniqi ish i burgosur politik nga komuna e Malishevës , shpalosi kujtime për Njaziun. Gjithashtu  Avni Veliu bashkëveprimtar  dhe anëtar i kryesisë së “Vatrës” foli për aktivitetin e Njaziut në shoqatën “Vatra”.

Një fjalë rasti  të shkurtër  e paraqiti edhe kryetari i Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dega ne Gjilan Ahmet Daku.

Kushtrim Kadriu përshëndeti të pranishmit në emër të familjes.

Në fund Arsim Halili i frymëzuar nga veprimtaria atdhetare e Njazi Kadriut, lexoi në poezi të cilën ia kishte kushtuar atij.

 

“VATRA” Gjilan

05.10.2012.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch