Home » Lajme, Vendore » VATRA NUK PËRKRAH SUBJEKTET POLITIKE TË CILAT MARRIN PJESË NË ZGJEDHJE PARLAMENTARE

VATRA NUK PËRKRAH SUBJEKTET POLITIKE TË CILAT MARRIN PJESË NË ZGJEDHJE PARLAMENTARE

Subjektet politike shqiptare në Luginë të Preshevës duhet të heqin dorë nga pjesmarrja në zgjedhjet Parlamentare në Sërbi, është ky qëndrim i shoqatës “Vatra” në Gjilan, shoqatë kjo e cila rreth veti grumbullonë shumicën e shqiptarëve të shpërngulur nga Malësia e Bujanocit.

Përfaqësuesit e shoqatës “Vatra” sot në Gjilanë pritën një delegacion të Partisë Demokratike, në krye me Mr Nagip Arifin, ku biseduan për popullatën e shpërngulur shqiptare nga Malësia e Bujanocit dhe përmirësimin e kushteve për një kthim të sigurtë në vatrat shekullore.
Ismet Tafili anëtarë i kryesisë së shoqatës “Vatra” është shprehur se “Subjektet politike shqiptare të cilat marrin pjesë në zgjedhjet Parlamentare të Sërbisë, nuk e kanë përkrahjen e Shoqatës “Vatra”, zgjedhësve u bëjmë thirrje që të votojnë subjektet e caktuara të cilat janë kundër zgjedhjeve Parlamentare”

Siapas Tafilit, shoqata “Vatra” ka kërkuar nga çdo subjekt politik shqiptarë në Luginë që mos të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të Sërbisë, por meqë ata veprojnë në Sërbi dhe kanë interesat e tyre atëher kjo është e drejta e tyre.

Shoqata “Vatra” është duke zhvilluar takimeve në kuadër të fushatës “Uniteti sjellë fitore”

Anëtari i kryesisë së shoqatës “Vatra”, gjithashtu ka potencuar se, “ne jemi që subjektet politike shqiptare duhet të jenë pjesmarrës vetëm në zgjedhjet lokale dhe në asnjë mënyrë në ato Parlamentare dhe Presidenciale, sepse deri më tash nga Parlamenti i Sërbisë dhe nga deputeti shqiptarë nuk është bërë asgjë në të mirë të popullatës shqiptare të Luginës, dhe nisur nga kjo disa subjekte politike shqiptare vetëm se po e favorizojnë Sërbinë para Bashkimit Europian”

Nga ana tjetër lideri i Partisë Demokratike Mr Nagip Arifi, u shpreh se, “ne jemi këtu që përsëafërmi të njoftohemi me problemet e popullatës së Malësisë së Bujanocit të cilët jetojnë në Gjilan dhe rrethinë, të cilët janë duke u përballuer me probleme të shumta, si dokumentet personale, pensionet e në veqanti regjistrimit të fëmijëve të lindur në Kosovë”

Sipas Arifit, qeveria e Sërbisë është duke bërë një diskriminim të madh ndaj shqiptarëve të Luginës e parasegjithash atyre të Malësisë së Bujanocit që përkohësisht jetojnë në Kosovë, është duke u punuar në këtë drejtim që atyre sa më shpejt ti krijohen kushtet që të kthehen në shtëpitë e tyre.

Partia Demokratike, sipas Arifit, do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale por jo edhe në ato Parlamentare dhe Presidenciale, qëndrim të cilin e kanë edhe shoqata “Vatra”

Gjatë këtij takimi u tha se akoma nuk janë krijuar kushtet që shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhjet Parlamentare serbe, sepse në Preambulën e Kushtetutës së Sërbisë shkruhet se Kosova është pjesë përbërëse e Sërbisë.

M Ahmeti

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch