Home » Lajme, Vendore » “Vatra” priti dhe përshëndeti kthimin e anëtarit të kryesisë nga Vlora

“Vatra” priti dhe përshëndeti kthimin e anëtarit të kryesisë nga Vlora

“Vatra” priti dhe përshëndeti kthimin e anëtarit të kryesisë nga Vlora, Gani Shaqiri, i  cili së bashku me disa qytetarë tjerë kishte udhëtuar këmbë nga Gjilani

Sot anëtarët e kryesisë dhe simpatizantë tjerë, pritën kthimin e anëtarit të kryesisë nga Vlora, Gani Shaqiri, i  cili së bashku me qytetarët tjerë kishte udhëtuar këmbë nga Gjilani.

Kryetari i shoqatës “Vatra”, Sejdulla Kadriu, i uroj mirëseardhje dhe ishte i kënaqur se ai  dhe  pjesëmarrësit tjerë kishin kaluar shumë mirë, kishin arritur me kohë dhe gjatë rrugës ai  dhe të tjerët nuk kishin pasur as probleme shëndetësore  e as pengesa tjera eventuale.

 

Me këtë, ata treguan se, ende populli shqiptar I Preshevës, Bujanocit e Medvegjës është duke u diskriminuar nga pushteti okupues serb, por ata, si gjithmonë do të dalin fitimtar, dhe kemi bindjen se, së shpejti do të realizohet e drejta e shqiptarëve për të jetuar së bashku, theksoi Kadriu.

 

Gjithashtu edhe anëtari I kryesisë, Ismet Tafili, tha se me këtë udhëtim simbolik, Ganiu së bashku me shokët tjerë të cilët arritën me kohë në Vlorë dhe pa kurrfarë problemesh, përcollën mesazhe urimi për festën e flamurit dhe 100 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar, përcollën mesazhe se, Presheva, Bujanoci e Medvegja janë pjesë e Kosovës dhe e Shqipërisë.

Në emër të  rinjve të Vatrës mirëseardhje i shprehu Kushtrim Kadriu duke e përgëzuar atë dhe t ë gjithë të tjerët për guximin e treguar  për nismën e marrë.

Ndërsa, Gani Shaqiri ka shpjeguar se ai së bashku me të tjerët ka arritur në qytetin e shpalljes së Pavarësisë, me kohë të caktuar ashtu edhe siç e kishin planifikuar me kohë, pa kurrfarë problemesh shëndetësore e as pengesave tjera eventuale që kanë mundur të paraqiten në këto kilometra të gjatë të trupit shqiptar.

 

Qëllimit thellësisht, fisnik e me zemër na ndihmoi edhe perëndia, sepse që nga nisja e deri në fund nuk pati reshje, nuk pati të ftohtë, por na  përcolli kohë e ngrohtë.

 

Gjithashtu gjatë rrugëtimit, si në Kosovë e posaçërisht në Shqipëri, kudo që kemi kaluar, jemi pritur me dashamirësi të madhe nga qytetarët dhe nga institucionet lokale të komunave të ndryshme. Kryetarë e zyrtarë të ndryshëm, në hyrje të disa komunave kanë organizuar pritje me muzikë edhe kanë shtruar darka zyrtare, ku kemi zhvilluar bisedime të ngrohta vëllazërore, për problemet e shqiptarëve të Kosovës Lindore e më gjerë.

 

Kështu në këtë udhëtim plot entuziazëm e ngrohtësi, plot mikpritje e kënaqësi, me kujtim për të kaluarën tonë të lavdishme, unë Gani Shaqiri dhe tre të tjerët: Ekrem Avdiu, Dilaver Musliu e Nazim Hajdini, si  dhe të gjithë ata qytetarë që na u  kanë bashkangjitur, në mëngjesin e 28 Nëntorit 2012, kemi arritur në Vlorën heroike.

 

Kryetari I Bashkisë së Vlorës përkundër agjendës së ngjeshur, ka gjetur kohë për të na uruar mirëseardhje dhe për të na uruar festën e madhe, 28 Nëntorin, ditën e Flamurit, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

 

Para turmës së madhe lum, të shqiptarëve të ardhur nga të gjitha hapësirat shqiptare në Vlorë, tregon Ganiu, në emër të grupit të qytetarëve të cilët udhëtuan në këmbë, nga Kosova, përkatësisht nga Gjilani me flamur në dorë pranë kryetarit të Republikës së Shqipërisë, në emër të grupit përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit e festës së madhe të Flamurit dhe uroi të gjithë shqiptarëve ditën e Flamurit dhe 100  vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar,  Ekrem Avdiu.

 

Në fund Gani Shaqirim falënderon bartësin e Flamurit z. Ekrem Avdiu si dhe shokët Dilaverin, Nazimin e Engjëllin, të cilët treguan vendosmëri për të arritur cakun. Gjithashtu, falënderon të gjithë ata që iu bashkëngjitën këtij  rrugëtimi.   Njëherit ai  falënderon anëtarët e shoqatës “VATRA” për përkrahje dhe mbështetje gjatë gjithë rrugës.

 

29. 11. 2012

                                                                                                                            SHSHKL “VATRA”

                                                                                                                            _____________

                                                                                                                Kryetar, Sejdulla Kadriu

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch