Home » Lajme » VATRA: Reagim

VATRA: Reagim

Dihet botërisht se Malësia e Bujanocit është  rajon i cili në vitin 1999 është përballur me  dhunë dhe dëbim masiv nga regjimi serb.  Dhe nga shtatë fshatra të banuara me mbi 3000 banorë, mbeti e tëra e zbrazët dhe nën mëshirën e ushtrisë dhe policisë serbe.

Pas një kohe një numër i vogël i banorëve janë kthyer në shtëpitë e tyre, ndërsa në fshatin Qarr janë kthyer 12 shtëpi. Sado që ky është numër simbolik i të kthyerve, edhe këta pak banorë nuk i lënë të qetë në shtëpitë dhe pronat e veta. Këto dite banoret  që  jetojnë në fshatin Qarr, kanë shfaqur shqetësimin e tyre  për shtimin e forcave ushtarake dhe të xhandarmërisë  Serbe.  Ata kanë njoftuar se   forca të shumta po qëndrojnë afër  shtëpive ditën dhe natën, duke I legjitimuar banorët dhe duke përhapur  frikë dhe panik tek ata.

Këto lëvizje të reja të ushtrisë Serbe të cilat futen në lokalitete në orët e vona të mbrëmjes dhe qëndrojnë afër banoreve duke e vëzhguar çdo  lëvizje të tyre, duke kontrolluar shtëpitë e banorëve, kanë bërë që i gjithë fshati të largohet përkohësisht për t’u kthyer më vonë  E gjithë kjo trysni, po bëhet me qëllimin e vetëm që ti shpërngulin edhe këto pak familje të cilat po mbajnë sado pak  gjallëri në  Malësinë e Bujanocit.

Edhe këtë herë i bëjmë thirrje faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtar  të bëjë presion të njëmendët te Serbia, që një herë e përgjithmonë të ndalë dhunën, frikësimin, panikun tek popullata, por edhe të mos jetë afër vendbanimeve. Njëkohësisht të bëjë  demilitarizimin e plotë të   zonën së Malësisë së Bujanocit, gjegjësisht të Kosovës lindore.

 

 

Gjilan, më 18.05.2012                                                         SHSHKL ,,VATRA”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch