Home » Lajme » Vatra, Shkelzen Agaj: ne si shoqatë do të vazhdojmë të ngrisim zërin gjithëherë për qytetarët nga Kosova Lindore

Vatra, Shkelzen Agaj: ne si shoqatë do të vazhdojmë të ngrisim zërin gjithëherë për qytetarët nga Kosova Lindore

Në një Konferencë që mbajti shoqata Vatra për media, u paraqitën drejtuesit e kësaj shoqata si nënkryetari Shkelzen Agaj, anëtari i kryesisë Fisnik Ibrahimi dhe sekretari Enver Haziri. Nënkryetari i shoqatës Vatra Shkelzen Agaj deklaroi se ne si shoqatë do të vazhdojmë të ngrisim zërin gjithëherë për të gjitha ato probleme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Komunës sonë. Qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore po vazhdojnë të përballen me problemet e shumta ekonomike, sociale dhe në veçanti po vazhdojnë të përballen me problemin e paisjes me dokumentacionet e identifikimit. Ne e përshëndesim lehtësimin e proceduarve për paisjen me dokomente personale,ku një pjesë e konsiderushme qytetarëve të Kosovës Lindore u regjistruan. Por është shqetësues fakti që në këtë lehtësim të përkohshëm përfituan vetëm ata qytetarë që patën dokumente identifikimi të UNMIK-ut e jo ata të cilët nuk e poseduan as dokumentin e UNMIKU-ut. Pra ne jemi të shqetësuare pasi që një numër i madh i qytetarëve të Kosovës lindore mbetën prapë pa dokumente të identifikimit dhe nuk përfituan nga ky lehtësime. Ne kërkojmë nga gjithë qytetarët e dëbuar nga Kosova lindore të cilët nuk kanë dokumente identifikimi të lajmërohen në zyrën tonë,e cila ndodhet afër shkollës Musa Zajmi në Gjilan. Pasi që ne kemi filluar tash me kampanjën e evidentimi të numrit të saktë të atyre që kanë probleme të këtij lloji. Ne na nevojitet numri i saktë i atyre që janë të paregjistruar, ngase do të mundohemi ta zgjidhim këtë problem në mënyrë kolektive. Fushata ka filluar nga e dita e Martë me datë 14.02.2012 deri të Martën e ardhshme me datë 21.02.2012, nga ora 10-00 deri në ora 14-00.
RTV Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch