Home » Lajme, Vendore » Vatra: Udhëtimi këmbë deri në Vlorë i Gani Shaqirit dhe 5 qytetarëve tjerë, për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Vatra: Udhëtimi këmbë deri në Vlorë i Gani Shaqirit dhe 5 qytetarëve tjerë, për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

Njoftim

 Udhëtimi këmbë deri në Vlorë i Gani Shaqiri-anëtar i Kyryesisë “Vatrës” dhe  5 qytetarëve tjerë, për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ka filluar mbarë  e mirë. Në këtë fillim udhëtimi, sikur edhe koha është në anën  tyre, sepse dita e parë dhe dytë e  udhëtimit të tyre po mbanë më diell dhe e ngrohtë.

Shoqata  “Vatra” në këtë fillim të rrugëtimit është duke e përcjell rrugëtimin  e tyre. Kështu,  pa kurrfarë problemesh, ata, ditën  e parë kanë arritur në Ferizaj ku edhe kanë kaluar natën e parë.  Herët në mëngjes të ditës së dytë (11.11.2012) të udhëtimit, janë nisur drejt Shtimjes dhe tani ndodhen në Shtime.

Gjatë  rrugës po përkrahen e  përshëndeten nga qytetarë të shumtë  të cilët po i urojnë për këtë rrugëtim të qëlluar në këtë  datë të shënuar për Shqipërinë e popullin shqiptarë, duke  u dëshiruar  atyre që të arrin në cak  sa më shpejt dhe shëndosh  e mirë.

11. 11. 2012

SHSHKL “VATRA”

Sejdulla Kadriu , kryetar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch