Home » Lajme, Vendore » Vatra Uron rrugë të Mbarë

Vatra Uron rrugë të Mbarë

Të veshur me veshje kombëtare, dhe  me flamurin kombëtar, Anëtari i kryesisë së “Vatrës “Gani Shaqiri ,qytetarët  Ekrem Avdiu –Gjilan, Dilaver Musliu – Preshevë, Nazim Ajdini – Medvegjë, janë nisur të  shtunën në këmbë  për në Vlorë. , për të shënuar kështu një nga format e festimit të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Shoqata e të Shpërngulurve nga Kosova Lindore SHSHKL “Vatra”,  vlerëson se me këtë udhëtim këta katër qytetarë dëshirojnë të shprehin dashurinë për Shqipërinë,  të paraqesin kërkesë Kosovës e Shqipërisë  që të kujdesen më shumë për Preshevën, Medvegjen e  Bujanocin.

Gjithashtu ky udhëtim paraqet homazh për të gjithë  dëshmorët e  rënë për krijimin e shtetit shqiptar dhe gjithë dëshmorët tjerë dhe falënderim Shqipërisë për ndihmën e madhe qe i ka dhënë  Kosovës në çdo periudhë historike, posaçërisht  në luftën e fundit për liri.

Fakti se ata vijnë edhe nga tri qytete të ndryshme: Presheva, Bujanoci e Medvegja, ka simbolikën  e vet, simbolikën e bashkimit, simbolikën se Kosovës Lindore i mungon liria, simbolikën  se Kosova Lindore i takon Shqipërisë.

                Vatra ju uron rrugë të mbarë

Zyra për informim e “Vatrës”

Gjilan 10,Nëntorë 2012

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch