Home » Lajme, Vendore » “Vatra”kërkon ndihmën e shtetit amë

“Vatra”kërkon ndihmën e shtetit amë

Vatra takim me amb shqiptar 2015-2 Ambasadori  i Republikës se Shqipërisë z.Qemajl Minxhozi priti sot një përfaqësi të “Lëvizjes Qytetare Vatra” me seli në Gjilan, kryesuar nga Kryetarja zj. Gentiana Shabani. Gjatë takimit u diskutua për problemet e qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore që jetojnë në Kosove, ku kryetarja  Shabani i dorëzoi  ambasadorit një liste të problemeve me të cilat ballafaqohen  qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore, e që jetojnë  në Kosovë, me theks të veçantë  problemet e pajisjes me dokumente të identifikimi, problem ky që po i preokupon qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore tash e 16  vite.

Ambasadori  Mingjozi u shpreh i lumtur me zgjedhjen e znj Gentiana Shabani  për kryetare të   Lëvizjes Qytetare “Vatra” duke shprehur gatishmërinëë që problemet e qytetarëve  të dëbuar nga Kosova Lindore  të ngritjen në instancat më të larta të Republikës së Shqipërisë.

Vatra takim me amb shqiptar 2015-1Në  fund Ambasadori Mingjozi u zotua se do të angazhohet maksimalisht  për gjetjen e një zgjedhje të përhershme  të këtyre  problemeve me të cilat po ballafaqohen  qytetarët e dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre.

 

 

 

Gjilan 16.06.2015

Zyra për Informim

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch