Home » Lajme, Vendore » Vazhdojnë defektet në rrjetin e ujit të pijshëm

Vazhdojnë defektet në rrjetin e ujit të pijshëm

Si pasojë e rrjetit të vjetërsuar , qyteti i Preshevës çdo ditë përballet me ndërprerje të ujit të pishëm . Këtë problem po e ndihmojnë edhe vet qytetarët të cilët kërkojnë shërbime e nuk paguajnë. Çdo defekt NP Moravica po i shkakton humbje të mëdha , e cila po reflektohet edhe në mos pagesën e rrogave të punëtorëve.

 

 

Defektet në rrjetin e ujësjellësit të  po vazhdojnë ta përcjellin çdo ditë Ndërmarrjen Publike Moravica. Edhe gjatë ditës së sotme në rrugën kryesore të Vranjës është paraqitur sërish defekti në  gypin kryesor të ujësjellësit . Këto probleme  paraqiten si shkaktarë të vjetërsisë së gypave  ka theksuar për radiotelevizionin Presheva drejtori I Ndërmarrjes Publike  Moravica Naser Sadiku. Ky defekt mund të evitohet lehtë mirëpo problemet e shfaqura në rrugën Ramiz Sadiku patjetër duhet të evitohen me ndërrimin e gypave në gjatësi prej 200 metrash, thotë ai.Drejtori  Naser Sadiku vazhdon të apelojë tek qytetarët të që shlyejnë borxhet e tyre pasi çdo defekt ka koston e lartë dhe është e pa përballueshme për këtë ndërmarrje. Si pasojë e mos pagesës nga ana e qytetarëve punëtorët e Moravicës janë edhe dy deri në tri rroga mbrapa./RTP/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch