Home » Lajme, Vendore » Vazhdojnë kërkesat për drunjtë – çmimi për metër 30-35 euro

Vazhdojnë kërkesat për drunjtë – çmimi për metër 30-35 euro

Çmimi i një metër dru në tregun tonë vazhdon të sillet 30-35 euro. Për shitësit ky çmim  është shumë i volitshëm. Për Radio Televizionin Presheva ata kanë thënë se  hasin në vështirësi të mëdha deri sa të kalojnë malin e ti sjellin drunjtë  në treg.

Ndonëse këtyre ditëve në vendin tonë temperaturat kanë shënuar ngritje kërkesat e qytetarëve për të blerë drunj për ngrohje janë të shumta.

Ekipi i TVP ka qëndruar sot tek hapësirat ku stacionohen drunjëshitësit  ku prapa kamerës kanë thënë se ka kërkesa të qytetarëve,sipas tyre 1 metër drunj varion 30-35 euro.

Por ata kanë thënë se ky çmim është i ultë duke pasur parasysh vështirësitë që hasin. Ata këtë fakt e arsyetojnë se për sigurimin e drunjtëve në malet e karadaket u duhet të udhëtojnë 3 deri në 5 km e duke përfshirë këtu edhe relacionin në drejtim të Preshevës i bie që të bëjnë afro 20 km. Me gjithat sipas tyre pavarësisht s mundi nuk po u paguhet ky është i vetmi burim për të mbajtur familjen. Në vendin tonë çmimi i drunjtëve për dallim nga Maqedonia është dukshëm më i ultë pasi atje 1 metër dru sillet 50-60 euro.

 

DRUNJT

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch