Home » Lajme, Vendore » Vazhdojnë përçarjet fetare në Preshevë

Vazhdojnë përçarjet fetare në Preshevë

Gjatë emisionit të paradites ka reaguar sot Koordinatori I grupit për themelimin e bashkësisë së re Islame në Luginë të Preshevës  Nexhmedin Adem, që sipas tij por veprohet me standarde të dyfishta.

Koordinatori I grupit për themelimin e bashkësisë së re Islame në Luginë të Preshevës  Nexhmedin Ademi, ka reaguar sot  në programin e paraditës kundër paraqitjes publike të Fikret Limanit si Myfti I Luginës së Preshevës. Sipas  koordinatorit  Ademi  Fikret Limani nuk është myfti I Luginës së Preshevës por është I emëruar nga Muhamer Zukorliq për myfti në Luginë të Preshevës. Lidhur me këtë Fikret Limani më date 30 tetor të vitit 2013 pati deklaruar. Koordinatori Ademi është shprehur kundër standarteve të dyfishta dhe legjitimiteteve në të cilën thirret myftiu Fikret Limani.

Më date 18 dhjetor të vitit 2012 me kërkesë të myftiut të bashkësisë Islame të republikës së Kosovës Naim Tërrnava në Preshevë ishte mbajtur me imamët e Luginës me qëllim të krijimit të bashkësie Islame në Luginë të Preshevës. Në këtë takim ishte vendosur që të gjitha këshillat e Bashkësive Islame, qoftë ajo e Kosovës, sanxhakut apo të Beogradit të shuhen dhe të krijohet Bashkësia Islame e Luginës së Preshevës. Mirëpo deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

 

Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch