Home » Lajme, LPD, Politikë, Vendore » Vazhdon fushata elektorale në Komunën e Bujanocit: KREJT KONÇULI LPD

Vazhdon fushata elektorale në Komunën e Bujanocit: KREJT KONÇULI LPD

Lëvizja e Progresit Demokratik, ka vazhduar tubimet elektorale, në fshatin Konçul, në vendlindjen e ish Komandantit të UÇPMB-së, Shefqet Musliu, atu ku iu vunë themelet Marrëveshjes Paqësore të Konçulit.

Oborri i Shkollës Fillore “Sami Frashëri”, ishte i mbushur përplot me simpatizues të LPD-së, të cilët me ovacione “LPD”-“LPD” dhe duartrokitje frenetike pritnin liderin e këtij subjekti politik, Jonuz Musliu, për ta shpalosur programin zgjedhor për zgjedhjet e 6 majit.

Tubimi elektoral u hap nën intonimin e Himnit kombëtar dhe me një minut heshtje për dëshmorët e kombit, të cilët u flijuan për lirinë e vendit.

Fillimisht fjalën e mori profesor Qemajl Beqiri, kryetar i Nëndegës së LPD-së për fshatin Konçul, i cili prezantoi kandidatët e mundshëm për këshilltarë komunal nga radhët e këtij subjekti politik: Qefsere Xheladini dhe Agim Ademi.

 

Zotëri Beqiri, paraqiti një varg prioritetesh për zhvillimin e infrastrukturës së fshatit Konçul, rregullimin e shkollës, duke falënderuar kryetarin e LPD-së Jonuz Musliu, i cili njëherit është edhe kryetar i Kuvendit Komunal, për rregullimin e urës e cila lidh dy anët e fshatit.

Në vijim lideri i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Jonuz Musliu, shpalosi programin zgjedhor të këtij subjekti politik, i cili është angazhuar për realizmin e kërkesave të qytetarëve në të gjitha fushat e veprimtarive me interes kombëtar e qytetar.

Kryetari i LPD-së, z. Musliu, vitin 2012 e konsideron fitore të këtij subjekti politik, i cili në këto zgjedhje po hyn më i fortë se kurrë, pikërisht me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe 4 vjetorit të mëvetësisë së Kosovës.

Lideri i LPD-së, z. Jonuz Musliu, përmbylli diskutimin, duke ftuar elektoratin që sa më masovisht të dalin në zgjedhjet e 6 majit, për të rrethuar numrin 7, nga se sjell fitore!

Këtë tubim elektoral e madhështoi edhe diskutimi i nënkryetarit të LPD-së, dr. Adnan Salihu, i cili potencoi të arriturat e këtij vendbanimi gjatë periudhave të ndryshme historike.  “Ky vendbanim ka nxjerrë dy njerëz të mëdhenj: Shefqet e Jonuz Musliun, të cilët me aktivitetet e tyre kombëtare i dhanë emër jo vetëm Konçulit, por edhe gjithë Luginës e Preshevës.

Tubimin elektoral e konsideroi të mbyllur, kryetari i Nëndegës së LPD-së nga Konçuli, prof. Qemajl Beqiri, i cili ftoi bashkëfshatarët e tij, që të dalin sa më masovisht në zgjedhjet e 6 majit, për ta rrethuar nr. 7, për zgjedhjet lokale dhe nr. 15 për zgjedhjet parlamentare, njofton Qendra për Informim e LPD-së.

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch