Home » Lajme, Ndërkombëtare » Vazhdon jehona dhe interesimi për librin jashtë kufijve të Shqipërisë

Vazhdon jehona dhe interesimi për librin jashtë kufijve të Shqipërisë

Interesimi jashtë vendit për librin në anglisht “True Stories from Red Albania” – Jorgi Kote (Botimet Toena, 2016).

 

Libri “True Stories from Red Albania” i autorit Jorgji Kote (Botimet Toena, 2016) ka ngjallur kureshtje dhe interes jashtë vendit, sidomos në Belgjikë, Luksemburg dhe në vende të tjera të huaja.

Siç është bërë e ditur edhe më parë, e përditshmja belge “Brussels Times” botoi një përmbledhje të gjatë të këtij libri në fund të muajit janar.

 

Pas librarisë shqiptare “ALBEL”, ditët e fundit, ky Libër është vënë në shitje në Bruksel nga “Libraria Europiane”, pranë institucioneve të BE-së, në librarinë tjetër të njohur “Cook&book” etj.

 

Më 3-5 mars, “True Stories from Red Albania” u ekspozua në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Luksemburg, ku autori ishte ftuar bashkë me dy autorë të tjerë shqiptarë.

Stendën tonë e vizitoi edhe zv. Sekretarja e Përgjithshme e MPJ-së së Luksemburgut dhe Ambasadorja, jorezidente, për Shqipërinë, zonja Nadia Ernzer e cila u shpreh:

“Këtë libër e lexova me kënaqësi dhe më pëlqen shumë mënyra elegante dhe interesante e të shkruarit; është kënaqësi me vete të udhëtosh prapa në kohë, sepse kështu mund të mësosh më mirë për të kaluarën e afërt të popullit tënd”.

 

Konsulli i Përgjithshëm i Nderit, i Luksemburgut, Vito Cassone tha:

Jam tronditur nga të gjitha hollësitë mbi jetën e përditshme, të asaj kohe, të popullit guximtar shqiptar. Kam mbetur pa fjalë pas leximit të librit, duke jetuar me popullin tuaj, me obsesionet e pabesueshme dhe të çmendura të një Byroje Politike regresive”.

 

Më 8 mars autori Jorgji Kote ishte i ftuar nga Katedra e Slavistikës dhe Europës Lindore, në universitetin me emër të Gentit, ku zhvilloi një takim interesant mbi përmbajtjen e këtij libri dhe iu përgjigj shumë pyetjeve të të pranishmëve.

Shefja e Katedrës, prof. dr. Rozita Dimova u shpreh me këtë rast:

“Deri tani nuk kemi parë një libër të këtij lloji dhe formati që të tregojë për jetën e përditshme gjatë regjimit komunist, për të cilën kemi kaq shumë nevojë”.

 

Bashkatdhetaria Era Hajdari, menaxhere në një kompani në Antverpen e pranishme në atë takim nënvizoi:

“Është kënaqësi ta lexosh këtë libër, të përçon nostalgji për një kohë të shkuar, sikur ta kesh jetuar vetë. Bën shpeshherë një subtle contrast me jetën e sotme, jo vetëm materialisht, por edhe shpirtërisht… Një botë ndryshim, ku ura është rrëfimi i autorit”.

 

Më 21 mars 2017, “True Stories from Red Albania” u promovua në një takim me studentë të huaj dhe shqiptarë, si dhe ekspertë të tjerë në Université Libre de Bruxelles.

 

Me këtë rast, shtetasi francez Sebastien Vilmot, dashamirës i vendit tonë, i cili po shkruan një libër mbi historinë e tij të afërt, menaxher në kompaninë e njohur “OMEGA” në Paris, ndër të tjera tha:

“Autori i përshkruan ato vite të tmerrshme me një sens pozitiv dhe me një realizëm të mahnitshëm”.

 

Ndërsa Serge Derycke, zyrtar në Parlamentin Federal belg, u shpreh:

“Leximi i këtij libri më ka lënë mbresa të jashtëzakonshme. Sidomos pjesa që i kushtohet rinisë dhe ajo mbi “shfaqjet e huaja”. Sepse kam vizituar disa vende të tjera komuniste dhe me gjithë ngjashmëritë, Shqipëria duket qartë se ka qenë krejt e ndryshme”.

 

Edhe bashkatdhetarë të tjerë nga Gjermania, Danimarka dhe SHBA-ja, pas leximit të librit kanë dhënë opinion shumë pozitiv.

Inxhinieri Selo Mollaj, me banim në Nju-Jork, shkroi:

“Tani që po e lexojmë librin kuptojmë se kopertina e tij ka lidhje organike me gjithë lëndën e shkruar, aq sa në shumë raste forma shpreh shumë bukur përmbajtjen e asaj! Edhe nga pikëpamja letrare libri është si i qëndisur”.

 

Eshref Ymeri, profesor i mirënjohur i gjuhëve të huaja dhe ish-shef katedre në UT, i cili jeton në SHBA, tha:

“Jam i bindur që ‘True Stories from Red Albania’ do kërkojë ribotim për të mbërritur te shumë lexues të tjerë!”.

 

Pritet që në javët e ardhshme ky libër të promovohet në institucione të tjera europiane, si në Bruksel dhe në vende të tjera të huaja.

 

  1. S.: Bashkëngjitur do të gjeni kopertinën.

 

 

Botimet Toena

Rruga “M. Gjollesha”

K.P. 1420

Tirane – Albania

Tel. ++355 422 40 116

Fax  ++355 422 40 117

 

botimet.toena@gmail.com

redaksia@toena.com.al

irena.toci@gmail.com

 

www.toena.com.al

www.facebook.com/botimet.toena

www.facebook.com/Instituti-i-Librit-dhe-i-Promocionit

twitter.com/TOENABOTIME1

www.institutilibripromocioni.al

www.librariatoena.com

www.instagram.com/botimet_toena

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch