Home » Lajme, Rajonale » Vazhdon protesta në Shkup

Vazhdon protesta në Shkup

Mijëra protestues janë mbledhur në sheshin “Maqedoni” në Shkup për të kundërshtuar vendimin e presidentit të këtij shteti, Gjorgje Ivanov, për amnistimin e politikanëve maqedonas që janë nën hetime, janë në proces gjyqësor apo të dënuar për vepra penale. Kjo është dita e katërt e protestave që u organizuan nga shoqërua civile.

Protestuesit fillimisht u drejtuan drejt Parlamentit, por ato u penguan nga policia, e cila kishte bllokuar zonën. Ndërsa më pas protestuesit kanë vijuar drejt Qeverisë, por edhe ky tentim i tyre është penguar. Turmat e mëdha protestuese kanë ngelur në sheshin “Maqedoni” pasi që janë bllokuar nga policia.

Shumë qytetarë po iu bien bilbilave, ndërsa po brohoritin “Jep dorëheqjen Ivanov!”,  “Mbështetje Prokurorisë Speciale Publike”, etj.

Protestuesit po kërkojnë nga Policia që t;ua hapë rrugën protestuesve që t’i afrohen pranë qeverisë “sepse nuk duan t’i dërgojnë botës fotografi të këqija sepse në mesin e protestuesve ka njerëz shumë të mirë që po luftojnë për të drejtën e tyre që të mos lejohet falja e kriminelëve”.

Katër ditë më parë, Presidenti maqedonas shpalli vendimin e tij për pushimin e hetimeve ndaj 56 personave, kryesisht zyrtarë dhe ndihmës të tyre lidhur me skandalin e përgjimeve. Amnisitinë e tij, Ivanov e argumentoi si një përpjekje për ti dhënë fund krizës politike, dhe tha se nuk heq dorë nga vendimi.

Protesta ne Shkup

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch