Home » Lajme » VDES NË BURGUN E BEOGRADIT, NJË SHQIPTAR NGA KOSOVA LINDORE

VDES NË BURGUN E BEOGRADIT, NJË SHQIPTAR NGA KOSOVA LINDORE

Në  natën festive të ndërrimit të moteve

VDES në burgun e Beogradit, NJË SHQIPTAR NGA KOSOVA LINDORE

 

Nga Tërnoci PRESS

 

Të shtunën e 31 dhjetorit, kur anekënd botës kremtohej festa më e dashur e vitit, në burgun famëkeq të Beogradit, në ora 10 e 30 minuta, vdes Sabedin Ajdini, nga Tërnoci, Komuna e Bujanocit.

Të nesërmen, pikërisht, më 1 janar familjes Ajdini, i erdhi një lajm sa i hidhur aq edhe trishtues për vdekjen e papritur të kryefamiljarit të tyre, i cili vuante dënimin në burgun e Beogradit.

Familja Ajdini, në vend se ta fillonte Vitin e Ri, me urimet për një vit të mbarë e të suksesshëm, ajo mjerisht, pret njerëz për t’i shprehur ngushëllimet për njeriun e humbur në Kazamatet e Serbisë, atje ku gjetën vdekjen me mijëra shqiptarë, me diagnozën: sulm në zemër, sulm në tru, vetëvarje e kualifikime të tjera antinjerëzore e antiqytetëruese.

Sabedin Ajdini (51 vjeçar), baba i katër fëmijëve, ishte akuzuar nga Beogradi për kontrabandë me njerëz, duke u dënuar me 4 vjet burg, ngaqë pritej që në seancën e radhës t’i shqiptohej dënimi për akuzën në lidhje me rastin Tisa.

Autoritetet e burgut të Beogradit, familjes Ajdini, ia konfirmojnë lajmin për vdekjen e kryefamiljarit të tyre, me 16 orë vonesë, nga momenti kur ai ndahet nga jeta.

Është e natyrshme procedura, deri tek konstatimi i vdekjes, por nuk është e kuptueshme dhe logjike të pritet 16 orë për komunikimin e lajmit për vdekjen e një të burgosuri dhe aq jonjerëzore të pritet nga e shtuna deri të mërkurën, pikërisht 5 ditë, për shkak të festave, lirimi i trupit të pajetë, për tu varrosur nga familjarët sipas traditës.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch