Home » Kulturë » Vdiq Naimi, vdiq Samiu , vdiq Abdyli – Vaje dhe turp kombëtar

Vdiq Naimi, vdiq Samiu , vdiq Abdyli – Vaje dhe turp kombëtar

Vdiq Naimi, vdiq Naimi, moj e mjera Shqiperi! Mendjelarti, zemertrimi, vjershetori si ai!
“Shtëpia muze e vëllezërve Frashëri në Frashër të Përmetit vetëm e tillë nuk mund të quhet më. Nga një objekt historik dhe kulturor, jo vetëm për Përmetin por për gjithë Rilindjen Kombëtare, sot është kthyer në vend që përdoret si magazinë. Librat janë të hedhur për tokë dhe një nga dhomat përdoret për të tharë bimët nga banorët e fshatit. “
Ku na solli historia !?

Vdiq Naimi, po vajtoni shqipetarka, shqipetare! Naimne kur ta kujtoni, mos pushoni duke qare!
“Pasi kanë zhbërë historinë, në dhomën ku lindi Abdyli, kanë filluar tharjen e gjetheve të hashashit.Ndërkohë edhe biblioteka e këtij muzeu është shkatërruar komplet.”

Vdiq Naimi, qe kendoi trimerine, Skenderbene, vdiq Naimi, qe levdoi dhe nderoi memedhene!

. “Turp, turp, turp e skandal në shtëpinë-muze të vëllezërve Frashëri, në Frashër të Përmetit. Biblioteka e vëllezërve Naim, Abdyl dhe Sami Frashri është e gjitha përtokë, brenda shtëpisë mund të thashë çdolloj luleje apo të fotografosh edhe m….”, është shprehur gazetari, Aran Xhani.”
Vdiq Naimi, po c’te gjeti, o moj Shqiperi e mjere! Vdiq Naimi, po kush mbeti? Si Naimi s’ka te tjeve.

Librat
“Tre vëllezërit Avdyli, Naimi, Samiu përbëjnë trinomin e veçantë të historisë, kulturës dhe letërsisë shqiptare. Por duket se për njerëzit e Frashërit, por edhe për institucionet shqiptare shtëpia-muze e tyre nuk ka këtë domethënie”

Lajme te frikshme vine nga Frashri, fshati legjendar i tharmit te Rilindjes se vërtete shqiptare. Shtëpia muze ku linden korifenjte e iluminizmit Abdyli, Naimi dhe Samiu tashme i ngjan një nevojtoreje publike. Pasi kane zhbëre historinë, ne dhomën ku lindi Abdyli kane filluar tharjen e gjetheve te hashashit. Ndërkohe edhe biblioteka e këtij muzeumi eshte shkatërruar komplet. Kjo shtëpi muze eshte pjese e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe duket se as pushteti lokal e as ministria e kultures nuk kane kohe e as nge te merren me riparimin e këtij turpi nacional.
Vaje dhe turp kombëtar

Fahri Xharra,12.09.15 Gjakovë

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch