Home » Lajme » Vëllai i njërit nga të arrestuarit ka treguar se si e ka gjetur të vëllain

Vëllai i njërit nga të arrestuarit ka treguar se si e ka gjetur të vëllain

Arrestimet shkupFamiljarë të njërit nga të arrestuarit në Lagjen e Trimave në Kumanovë i kanë thënë Indeksonline se sot kanë qenë në Shkup dhe në Gjykatën e Parë Themelore atje kanë marrë informacion për birin e tyre.
Vëllai i njërit nga të arrestuarit ka treguar se si e ka gjetur të vëllain. “Kemi shkuar në Gjykatën e Parë Themelore se kemi pyetur për vëllain tonë dhe na u  kërkua një fotografi e tij për ta identifikuar. Më pas morëm konfirmimin se ai është gjallë dhe mirë”, ka treguar ai për Indeksonline.
Tutje sipas tij, në Gjykatë ju kanë thënë se nesër (e mërkurë) familjarit të tyre mund t’i dërgojnë tesha dhe gjëra ushqimore, kurse të premten edhe mund ta shohin, por vetëm familjarët e ngushtë.
Po ashtu mësohet se të arrestuarit nuk qëndrojnë bashkë, janë të ndarë në burgje të ndryshme.
Të kujtojmë se sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, numri i të arrestuar gjatë betejës së Kumanovës është afërisht 30, disa prej tyre nga Kosova.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch