Home » Lajme, Vendore » Vëllezërit Nebiu nga Fshati Miratoc me dy shtëpi të reja

Vëllezërit Nebiu nga Fshati Miratoc me dy shtëpi të reja

Vëllezërit Nebiu nga fshati Miratoc janë bërë me dy shtëpi të reja. Për këtë aksion Humanitar ka kontribuar kompania As Projekt nga fshati Miratoc së bashku  me bashkatdhetarët tanë të cilët jetojnë në botën e jashtme.

Kompania AS projekt ka dorëzuar sot çelësat  e shtëpisë së dy familjeve Nebiu nga fshati Miratoc. Gjatë dorëzimit të çelësave  të pranishëm ishin të afërm të familjarëve dhe iniciatorë të këtij projekti. Këto familje me vite të tëra janë përballur me kushte mjaft të vështira.Kryetari I BL Miratocë Merxhan Memishi  I uroij familjes Nebiu për shtëpitë e reja dhe falënderoi të gjtihë iniciatorët për këtë aksion.Kompania AS projekt  për këtë ditë kishte  organizuar edh me hoxhën e fshatit që të bëjë lutjet fetare për hyrjen në shtëpi të re.

E anëtarët e familjes së  Ramadan Nebiut ishin mjaft të emocionuar ,pasi deri më sot ata janë përballur me varfëri,duke mos pasur as kushtet elementare për jetë.

Edhe shtëpia tjetër e familjes së Nebi Nebiut ka pak kohë që është bërë e banueshme. Ata janë të kënaqur me kushtet e tanishme. Pronari I kompanisë AS projekt Azem Abazi është njëri ndër iniciatorët e këtij aksioni Humanitar.  Kurse projekti I dytë ku është ndërtuar shtëpia e familjes së Nebi Nebiu është bërë nga disa donator tjerë. Shumë familje në komunën e Preshevës të cilët janë përballur me kushte të vështira janë ndihmuar me aksione të tilla.


Rtv Presheva

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch