Home » Lajme » Vendimi i Metës “trondit” Sokol Hazizaj, flet për një marrëveshje të fshehtë

Vendimi i Metës “trondit” Sokol Hazizaj, flet për një marrëveshje të fshehtë

Juristi Sokol Hazizaj komentoi vendimin e presidentit Ilir Meta.

Ai foli për një marrëveshje të fshehtë, pasi çdo gjë duhet të ishte transparente.

Pjesë nga intervista

Pyetja: A është kushtetues veprimi i presidentit ?

Sokol Hazizaj: Pas aktit të prodhuar të presidentit për mos bërjen e zgjedhjeve, për heqjen e fuqisë së dekretit para 9 muajve mendoj  se ka ardhur, nëse është e vërtetë si informacion në media, si pasojë e marrëveshjes politike që kanë bërë subjektet më të rëndësishme politike. Këtu brenda këtij kuadri ligjor ëstë veprimi i kryetarit të PS-së dhe PD-së. ndërsa në kuptimin ligjor për shkak të kësaj marrëveshje është i detyruar të ndërmarrë akte të cilat vijnë në linjën e sjelljes politike të përfaqësimit politik në Shqipëri.

Ajo që ha diskutim është çështja e riprodhimit të një dekreti tjetër për datën e zgjedhjeve të pushtetit vendor.

 Mendoj që presidenti nëse ka shprehur vullnetin e kryetarit të maxhorancës  dhe të opozitës e të partive të tjera politike, një marrëveshje, të cilën qytetarët nuk e dinë por që duhej të ishte transparente, mendoj se ka vepruar në përputhje me kushtetutën.

Pyetje: Ju mendoni se ka një marrëveshje pas vendimit të presidentit?

Sokol Hazizaj: Dekreti i presidentit ka ardhur për dy mundësi. Mundësinë e mbarimit të mandatit të pushtetit vendor. E dyta mundësia e marrëveshjes politike midis subjekteve të cilat janë parlamentare dhe të përfaqësuara nga pushteti vendor, dhe që është realizuar para 9 muajsh. Jemi në të njëjtën gjëndje juridike. Padyshim diku e kanë prodhuar marrëveshjen janë përqasur dhe i kanë kërkuar që kjo datë zgjedhjesh të ndryshojë. Dmth, nuk mendoj, që akti, nëse do ishte jashtë kësaj marrëveshje, akti do të ishte jo kushtetues.

Do të thotë që presidenti në momentin që ka prodhuar një akt që mohon të drejtën e zgjedhësve  për të vajtur më 30 qershor do të thotë që ka artikuluar me subjektet politike këtë lloj mohimi dhe bashkë me aktin do të nxjerrë dhe shpjegimin.  Pse e ka prodhuar këtë akt. Ndaj them që presidenti nuk mund të bëjë veprime të pamatura. Në këto kushte ai ka rakorduar me liderët e partive politike për të shtyrë zgjedhjet dhe për të caktuar një datë të re zgjedhjesh brenda kuotimit ligjor dhe kushtetues për dekretimin e një date të re zgjedhjesh.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch