Home » Lajme » Vendoset flamuri shtetëror në hyrje të Prishtinës

Vendoset flamuri shtetëror në hyrje të Prishtinës

Në një situatë aspak të qetë dhe me praninë e forcave policore dhe shumë qytetarëve, është hequr flamuri kombëtar dhe është vendosur flamuri i Kosovës në hyrje të Prishtinës.

Flamuri i Kosovës është vendosur nga zjarrfikësit pas një pritje të gjatë, pasi ishte vjedhur flamuri që ishte dërguar më parë dhe është dashur të pritet deri sa të sjellët një flamur tjetër, që sigurisht ishte në masë më të vogël.

Në vendin e ngjarjes kishte dalë edhe nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli, i cili është kundërshtuar nga disa qytetarë, madje edhe fyer, se pse është larguar flamuri kombëtar.

Në lidhje me këtë çështje ka pasur shumë debate në ditët e fundit. Sidoqoftë, ishte urdhri i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që flamuri kombëtar të zëvendësohet me atë shtetëror.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch