Home » Kulturë, Lajme » Veprimtari Ilaz Selimi, që shiti pasurin e vetë për ta hapur rrugën Muhoc-Zarbicë

Veprimtari Ilaz Selimi, që shiti pasurin e vetë për ta hapur rrugën Muhoc-Zarbicë

Shkruan: Refik HASANI

Do të duhej që  viti 2022 të jetë dhe të shpallet viti kushtuar për humanistin e veprimtarin  Ilaz Selimi. Ky vit, do të duhej të shpallet,si ditët e pishtari të arsimit, humanistit e veprimtarin Ilaz Selimi nga Malësia e Bujanocit.

              Pishtari i arsimit, i burgosuri politik,veprimtari dhe i njohur si Doktori Ilaz Selimi, lindi më 21 Janar 1928, në fshatin Novosellë Komuna e Bujanocit, vdiq më datën 05 prill 1998, u varros në vendlindje.Njeriu që kontriboi, në pajtim të gjegjeve, shërim të banorëve dhe luftoi sëmundjet e kohës turbekulozin dhe malarien, realizoi  ëndrrën e Malësisë dhe  u bw realitet në hapjen e rrugës prej Muhocit deri në Zarbicë, bëri shumë dhe tërë jetën me përkushtimin më të madh është angazhuar për një jetë më të mirë të banorëve të Malësisë së Bujanocit, Komunës së Bujanocit e më gjerë.

Në shënim e respekt të përjetshme të kontributit do të duhej të ngritët ndonjë pllakë përkujtimore në vendlindje, renovimin e shtëpisë së tij ku ka lindë Doktor Ilaz SELIMI, grumbullimin e të dhënave për botimin e ndonjë monografie, emërtimin e ndonjë rruge e sheshi.

Do të ishte propozimi edhe emërtimi i ndonjë institucioni me emrin e tij në Gjilan, Kamenicë, Bujanoc e gjetiu e që këto Kuvende Komunale të shpallin qytetar nderi dhe duke e shpërblyer me mirënjohjen më të të lartë që ndan niveli komunal.

Gjithë kemi obligim moral që figurën e veprimtarit e pishtarit të arsimit, të burgosurit politik, humanistit që shiti pasurin e vetë për ta hapur rrugën Muhoc-Zarbicë.

Ilaz SELIMIN,nga Malësia e Bujanocit, Jo vetëm të përkujtojm, por duhet t’na jet inspirim e frymëzim për gjenerata e të ardhmes.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress