Home » Lajme » VEPRIMTARIA BIBLIOTEKARE – LIBRI DHE LEXIMI

VEPRIMTARIA BIBLIOTEKARE – LIBRI DHE LEXIMI

-Menaxhimi i bibliotekave sjellë sukses në veprimtari dhe lexueshmeri –

“Bibliotekat janë porta të diturisë, të mendimit dhe të kulturës. Ato japin një ndihmë mjaft të rëndësishme për të mësuar gjatë gjithë jetës”.

“Popull që nuk kupton. Ndaj librit, hezitues, e ndaj dëfrimit, vrapues. Kur prek librin, sprapset, e kur në dëfrim zhytet, zhytet. Vajtues, kur libri blihet, gazmor, kur për aheng e dëfrim thirret. Shoqëri, që fare pak beson.

Dhomat me orendi pa libra anekënd i kanë. Jo, leximi është art, vëmendje e përkushtim; obligim; dituria, dritë, e drita e Zotit s’i jepet keqbërësve”.

1. Biblioteka dhe funksioni i saj

Biblioteka është institucion publik kulturor, arsimor, inormativ që mbledh, grumbullon, përpunon, ruan, mbron dhe jep në shfrytëzim materialin bibliotekar përdoruesve të saj, për nevoja të tyre kulturore, edukative, shkencore, arsimore, informative, por edhe për nevoja argëtimi, pushimi e çlodhjeje.

 

-Bibliotekat sigurojnë akses në informacion, ide dhe krijimtari. Ato shërbejnë si porta të diturisë, të mendimit dhe të kulturës.

-Bibliotekat japin një ndihmë të rëndësishme për të mësuar gjatë gjithë jetës, pavarësinë e marrjes së vendimeve dhe zhvillimin kulturor të individëve dhe të bashkësive.

/Marrë nga Deklaratë për bibliotekat dhe lirinë intelektuale/

“Liria, mirëqënia dhe zhvillimi i shoqërisë dhe individëve janë vlerat themelore njerëzore. Ato mund të arrihen vetëm nëpërmjet aftësive të qytetarëve të mirëinformuar, për të ushtruar të drejtat e tyre demokratike dhe të luajnë rol aktiv në shoqëri. Pjesëmarrja konstruktive në shoqëri dhe zhvillimi i demokracisë varen nga niveli i edukimit si dhe nga akses i lirë dhe pa kufizime në dije, mendim, kulture dhe informacion.”

/Manifesti i IFLA/UNESCO-s për Bibliotekat Publike/

Poashtu, Bibliotekat publike kanë për detyrë të mbledhin, të grumbullojnë, të përpunojnë, të ruajnë, të mbrojnë dhe japin në shfrytëzim materialin bibliotekar të trashëgimisë kulturore të asaj bashkie apo vendi, por edhe material tjetër bibliotekar. Ato pos funksionit bibliotekar, duhet të kryejnë edhe funksionin kulturor, informativ dhe botues. Ato duhet të bëhen qendra bibliotekare, kulturore, edukative, arsimore, informative dhe botuese, Sidomos në ato qendra ku nuk ekzistojnë pallatet dhe qendrat e kulturës, kinematë, muzetë, arkivet, teatrot, radiot, televizionet, shtëpitë botuese dhe varësisht nga ajo se për cilën veprimtari ka nevojë qendra apo bashkia.

2.Biblioteka-vend dhe burim i dijes

Bibliotekat kanë thesar të bollshëm të diturive për individ, grupe dhe bashkësi.Pa marrë parasysh të vërtetën, individët, njerëzit ndahen në ata që dëshirojnë të kenë dituri, njohuri dhe në ata që nuk dëshirojnë të kenë dituri, njohuri. Të parëve këtë ia mundëson edukimi, arsimimi i rregulltë, por edhe biblioteka, e cila me pasurinë e materialit bibliotekar ia mundëson përsosjen e mëtutjeshme. Kultura, veprimtaritë kulturore-arsimore të bibliotekave e kanë këtë privilegj për ide, dituri, njohuri të individit dhe njerëzve, por njëkohësisht të njëjtit  nëpërmjet aktiviteteve kulturore-arsimore argëtohen, dëfrehen dhe çlodhen.

Pra, kultura, e cila ka për bazë këto vlera pamundëson izolimin, vetëkënaqësinë, ksenofobinë dhe paragjykimet e individit dhe bashkësive.Kjo lidhshmëri e ngushtë dhe e bazuar e kulturës në dije i jep mundësi të mëdha individit dhe bashkësive që të posedojnë fakte, argumente, informata dhe njohuri, pa të cilat nuk mundet.

Mirëpo, dituria gjithmonë nuk mund të ruhet në kokat e njerëzve, por aty janë institucionet, sikur bibliotekat, ku ruhet dituria.Ndryshe, dituria humbet dhe harrohet.

Kështu dituria e ruajtur në biblioteka dhe e përdorur në mënyrë kritike ndikon pozitivisht në raportet individuale dhe në zhvillimin e marrëdhënieve shoqërore.Andaj edhe ideologjia e diturisë mbizotëron mbi ideologjitë të tjera, është superiore.

3.Publiku i bibliotekës

“Tërësia e njerëzve të një vendi, të një qyteti etj., të cilëve u bëhet e njohur diçka ; masa e gjërë e popullit, popull ; tërësia e njerëzve në çfaqje, në një miting etj.”

/Fjalor i shqipes së sotme, Tiranë, 1984/

Publiku i Bibliotekës janë anëtarët e saj dhe përdoruesit e materialit bibliotekar, e aktiviteteve kulturore-arsimore, e informacioneve. Publikun,anëtarët dhe përdoruesit i gjejmë në lokalet e bibliotekës, në rajonin e bashkësisë shoqërore, në internet dhe ata të pakapshmitë, të cilët nuk i vizitojnë bibliotekat, por duhet këta të animohen dhe nxiten që të bëhen anëtarë apo përdorues të bibliotekës.

Në veprimtarinë bibliotekare kryhen tri punë kryesore :

 

1.Pasurimi i fondeve bibliotekare(librare, e tjerë),

2.Përpunimi professional i fondeve bibliotekare(librit, audio kasetave, filmave, disqeve e tjerë) dhe

3.Puna me lexues, puna me publikun


Shërbimi i pasurimit të fondeve bibliotekare gjatë gjithë vitit mbledh, grumbullon të dhëna mbi botimet e reja, ato i përpunon, bënë projekte dhe i propozon

Bibliotekës pasurimin e fondeve të saj.

Sektori i përpunimit profesional bënë përpunimin e fondeve bibliotekare, bënë përpunimin fizik dhe teknik të librit, inventarizimin, klasifikimin e tij dhe bënë katalogimin e fondeve bibliotekare.

Libri i përpunuar shpërndahet në Serktor të Bibliotekës: për fëmijë, për të rritur dhe në ate shkencor. Atëherë libri është i gatshëm për lexuesin dhe publikun.

Puna me lexues dhe publikun është veprimtari më e rëndësishmja dhe nuk thjeshtësohet vetëm në punën e thjeshtë me lexuesit: ngarkon dhe shkarkon lexuesin, puna me publikun por ka qasje më të thellë. Pos dhenies së librave dhe materialit tjetër bibliotekar në vete ngërthen edhe këtë veprimtari: menaxhimin e jetës kulturore-artistike në sektorët e bibliotekës.

4.Veprimtaria kulturore-arsimore e bibliotekës dhe menaxhimi i saj

Veprimtaria  kulturore-arsimore e bibliotekës është me rëndësi të madhe dhe nuk mund të radhitet në veprimtari sekundare. Kjo veprimtari ngritë nivelin kulturor dhe arsimor të përdoruesve, por edhe të qytetarëve të saj, nëpërmjet  formave të ndryshme të punës së kësaj veprimtarie. Pra, përdoruesi i Bibliotekës duhet të jetë aktiv, jo vetëm në krijimin e politikës së zhvillimit të bibliotekonomisë dhe formimit të strukturës së koleksioneve, por edhe aktiv në organizimin e jetës kulturore, arsimore dhe artistike.

Gjatë historisë, bibliotekat  kishin qenë qendra kulturore, arsimore, artistike, informative dhe botuese, ku organizohej dhe zhvillohej jeta kulturore – arsimore, artistike, informative dhe botuese.

Bibliotekat gjatë organizimit dhe zhvillimit të veprimtarisë kulturore-arsimore, patjetër duhet të bashkëpunojnë edhe me institucionet tjera kulturore dhe arsimore, sepse vetëm sëbashku mund ta begatojnë më shumë jetën kulturore, arsimore e artistike në nivel lokal, rajonal e më gjërë.

Biblioteka për ta animuar pëdoruesin dhe për ta nxitur dashurinë e tij ndaj librit dhe leximit duhet që në kuadër të vet të formojë Klube të Lexuesve, si dhe për ta zhvilluar aktivitetin kulturor dhe artistik duhet të fomojë poashtu seksionet e recituesve, letrar, të dramës, ku do vinin në shprehje  aftësitë dhe afinitetet e përdoruesve për këto veprimtari dhe aktivitete.

 

Format e punës të veprimtarisë kulturore-arsimore

 

Biblioteka gjatë veprimtarisë së saj kulturore-arsimore organizon :

a)      debate, kurse, seminare, ligjërata, tribuna, biseda, këshillime, tryeza të rrumbullakta

b)     promovime letrare, mbrëmje letrare, takime dhe orë letrare,

c)      ekspozita të llojeve të ndryshme,

d)     projeksione filmike, video dhe slajde,

e)      koncerte, konkurse, shpërblime, manifestime dhe aksione,

f)       programe specifike për grupe  të moshave  të ndryshme.

 

Me debat nënkuptojmë rrahje mendimesh, idesh, botëkuptimesh, diskutime lidhur me tema, probleme, çështje të caktuara.

 

 

 

 

 

Me kurs nënkuptojmë tërësinë  e mësimeve që jepen brenda një kohe të shkurtër, për të kualifikuar apo për të specializuar në një fushë të caktuar një grup punonjësish ose të rinjsh.

Me seminar nënkuptojmë mësimin praktik ose teorik që zhvillohet me grupe punonjësish, përdoruesish në periudha të shkurtra për ngritje profesionale.

Ligjërata është komunikim, ligjërim mbi temën e caktuar nga lëmi të ndryshme. Ligjërimi është i njëanshëm dhe nuk ka dialog në mes të ligjëruesit dhe ndëgjuesit.

Tribuna është bisedë dhe komunikim i dyanshëm, tematik dhe me koncepcion të qartë programor. Temat janë të natyrës shkencore, kulturore e publike. Në tribunë janë të barabartë ligjëruesit dhe ndëgjuesit.

Biseda është shkëmbim i lirë i mendimeve ndërmjet dy a më shumë njerëzve për çështje të jetës së përditshme ose të punës, e folur e lirë ndërmjet dy a më shumë vetave.

Biseda mbi librin është forma më e preferueshme e punës kulturore  dhe nënkupton bisedën mbi librin nga lëmi të ndryshme shkencore, jetës publike e politike.       Këshillimi nënkupton nevojën e zgjidhjeve të problemeve në shkencë dhe kulturë. Në këshillim marrin pjesë shkencëtarët dhe personat e ndryshëm të jetës publike e politike.

Tryeza e rrumbullakët nënkupton bisedën mbi temën a librin e caktuar, por nuk është e lidhur me program dhe koncepcion të punës, sikur tribuna. Tema ka të bëjë me aktualitetin e ngjarjeve e dukurive në shoqëri.

Promovimi letrar, takimi dhe ora letrare janë forma më të shpeshta të punës së bibliotekave publike.Aty bisedohet mbi librin, si vepër artistike dhe marrin pjesë autori i librit, kritikët letrarë, recensentët, redaktorët etjerë.

Mbrëmjet letrare janë të afërta me takimet letrare, por nuk nënkuptojnë domosdo edhe pjesëmarrjen e autorit të librit, recensentëve, kritikëve dhe redaktorëve. Kjo formë është dhe duhet të jetë e shpeshtë në organizimin e veprimtarisë kulturore.

Me ekspozitë nënkuptojmë ekspozimin publik të të arriturave, veprave artistike, dokumenteve,librave. Qëllimet e ekspozitës janë artistike, propaganduese-popullarizuese dhe komerciale. Pastaj dallojmë ekspozitat personale, kolektive, jubilare, tematike. Bibliotekat organizojnë më së shumti ekspozita librash, por duhet të preferojnë edhe format të tjera.Ekspozitat rregulisht i përcjellë katalogu adekuat.

Projektimet filmike, video dhe slajde organizohen në mënyrë vetanake, atëherë kur këtyreve u prin edhe biseda me shikuesit, por ato organizohen edhe sëbashku dhe mund të jenë formë përcjellëse e veprimtarive të tjera kulturore-artistike.

Koncertet e muzikës serioze janë forma të organizimit të veprimtarisë kulturore, që organizohen gjatë vikendeve ose festave dhe shumë ndikojnë në popullarizimin e artit muzikor.

Konkurset dhe shpërblimet janë forma që mjaft praktikohen dhe aplikohen në punën e veprimtarisë kulturore-arsimore të bibliotekave.

Aksionet dhe manifestimet kulturore janë forma të preferueshme të punës së bibliotekave dhe ato janë të shumta. Këtu po i përmendim vetëm disa prej tyre : Muaji i Librit, Lexuesi më i mire, Dita Botërore e Librit-23 prilli, Dita Botërore e Librit për Fëmijë-2 Prilli, Panairi i Librit  etjerë. Këto forma përcillen edhe me forma të tjera pune të veprimtarisë kulturore-artistike.

Puna me lexues dhe publikun është veprimtari më e rëndësishmja dhe nuk thjeshtësohet vetëm në punën e thjeshtë me lexuesit: ngarkon dhe shkarkon lexuesin, puna me publikun por ka qasje më të thellë. Pos dhenies së librave dhe materialit tjetër bibliotekar në vete ngërthen edhe këtë veprimtari: menaxhimin e jetës kulturore-artistike në sektorët e bibliotekës.

4.Veprimtaria kulturore-arsimore e bibliotekës dhe menaxhimi i saj

Veprimtaria  kulturore-arsimore e bibliotekës është me rëndësi të madhe dhe nuk mund të radhitet në veprimtari sekundare. Kjo veprimtari ngritë nivelin kulturor dhe arsimor të përdoruesve, por edhe të qytetarëve të saj, nëpërmjet  formave të ndryshme të punës së kësaj veprimtarie. Pra, përdoruesi i Bibliotekës duhet të jetë aktiv, jo vetëm në krijimin e politikës së zhvillimit të bibliotekonomisë dhe formimit të strukturës së koleksioneve, por edhe aktiv në organizimin e jetës kulturore, arsimore dhe artistike.

Gjatë historisë, bibliotekat  kishin qenë qendra kulturore, arsimore, artistike, informative dhe botuese, ku organizohej dhe zhvillohej jeta kulturore – arsimore, artistike, informative dhe botuese.

Bibliotekat gjatë organizimit dhe zhvillimit të veprimtarisë kulturore-arsimore, patjetër duhet të bashkëpunojnë edhe me institucionet tjera kulturore dhe arsimore, sepse vetëm sëbashku mund ta begatojnë më shumë jetën kulturore, arsimore e artistike në nivel lokal, rajonal e më gjërë.

Biblioteka për ta animuar pëdoruesin dhe për ta nxitur dashurinë e tij ndaj librit dhe leximit duhet që në kuadër të vet të formojë Klube të Lexuesve, si dhe për ta zhvilluar aktivitetin kulturor dhe artistik duhet të fomojë poashtu seksionet e recituesve, letrar, të dramës, ku do vinin në shprehje  aftësitë dhe afinitetet e përdoruesve për këto veprimtari dhe aktivitete.

 

Format e punës të veprimtarisë kulturore-arsimore

 

Biblioteka gjatë veprimtarisë së saj kulturore-arsimore organizon :

a)      debate, kurse, seminare, ligjërata, tribuna, biseda, këshillime, tryeza të rrumbullakta

b)     promovime letrare, mbrëmje letrare, takime dhe orë letrare,

c)      ekspozita të llojeve të ndryshme,

d)     projeksione filmike, video dhe slajde,

e)      koncerte, konkurse, shpërblime, manifestime dhe aksione,

f)       programe specifike për grupe  të moshave  të ndryshme.

 

Me debat nënkuptojmë rrahje mendimesh, idesh, botëkuptimesh, diskutime lidhur me tema, probleme, çështje të caktuara.

 

 

 

 

 

 

 

Pos këtyre formave, biblioteka organizon edhe programe specifike për grupe fëmijësh dhe të rinjsh, hulumton përdoruesin dhe publikun e këtyreve moshave, shpall librat më të lexuara, distribuon informata mbi librat e rinj, analizon dhe përcjell pjesëmarrjen e publikut në këto programe dhe aktivitete, formon klubin e dashamirëve të librit, hulumton nevojat e përdoruesve dhe publikut, për t’i zhvilluar pastaj  format adekuate të veprimtarisë kulturore-arsimore.

 

Bibliotekat, sidomos sektorët për fëmijë, pos këtyre formave që mund të aplikohen, duhet të praktikojnë edhe formën e rrëfimit, orëve të librit, e cila dallon nga rrëfimi sepse këtu libri në mënyrë fragmentare punohet, për të ardhur deri te tërësia e librit. Këtu zgjidhen autorë dhe libra të caktuara, përpunohen pjesë pjesë me fëmijë, që pastaj fëmijët me dashurinë ndaj atij libri ta marrin dhe ta lexojnë.

Pastaj për fëmijët praktikohen orët e bibliotekarisë, ku atyre u folet mbi historinë e librit dhe bibliotekarisë, për të nxitë tek ta dashuri ndaj librit, leximit dhe bibliotekës.

 

 

 

 

 

 

Të gjitha format e punës të veprimtarisë kulturore-arsimore shpallen në mjetet e informimit dhe në vendet e caktuara për shpallje.

Disa biblioteka kanë të formuar sektorin e veprimtarisë kulturore-arsimore ose disa të tjera biblioteka kanë të punësuar redaktorin e veprimtarive kulturore, i cili animon dhe organizon forma të ndryshme të punës në veprimtarinë kulturore-arsimore.

 

5.Sa lexohet libri në Kosovë?

 

Në Kosovë, në mënyrë drastike bie lexueshmëria e librit, sipas hulumtimeve aktuale.

Edhepse mungojnë statistikat, për blerjen e librit, për lexueshmërinë, sipas një ankete të zhvilluar në Prishtinë, sipas një përzgjedhjeje të rastësishme prej 20 vetash, më shumë se gjysma prej tyre, kanë thënë se kurrë nuk kanë lexuar asnjë libër, ndërsa  ka pasur edhe përgjigje se libri i fundit i lexuar ka qenë “Meshari” i Buzukut.

Arsyetë kryesore të mos blerjes së librit dhe lexueshmërisë janë të shumtë dhe të llojllojtë.Poi cekim disa prej tyre:

-çmimet e librave janë të larta,

-politikat e gabuara qeveritare në raport me librin,

-format nxitëse që e afrojnë librin me lexuesin,

-më herët botoheshin librat në tirazh prej 50.000 ekzemplarëve, ndërsa tashti vetëm 500,

-mësimi dhe studimi kryehet me libra të fotokopjuara, me skripte, shënime,

-sipas një sondazhi 90% e studentëve kosovarë sot mësojnë nga tekstet e fotokopjuara,

-bibliotekat dhe librarit janë pothuajse të zbrazëta, ndërsa kafenetë janë përplotë.

Mundësinë që duke pirë kafe, ta huazosh dhe eventualisht ta blesh ndonjë libër nga literatura vendore e ndërkombëtare, e ofron libraria – kafiteri “Ditë e Natë” në Prishtinë. Ata që e hapën këtë vend, shpresojnë që të shtrihet rrjeti i lokaleve të tilla, ku, siç thonë, njeriu nuk kalon kohën kot, por merr ndonjë mësim me vete.

 

 

6.Sa lexohet libri në Shqipëri?

 

Një Studim i kryer nga Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve në Shqipëri erdhi në përfundim :

-Studimi tregoi se vetëm 60% e të Rinjve kanë libra në shtëpi,

-ndërsa më pak se 60% të të Rinjve lexojnë,

-libri ka humbur shumë në raport me masmediat e tjera: më herët faji i ngarkohej televizionit dhe rolit të tij imponues në informimin e njerëzve, ndërsa kohëve të fundit internetit, i cili u bë i pazëvendësueshëm për informimin e njerëzve,

-se kafenetë janë bë institucione që po zëvendësojnë bibliotekat dhe librin,

-se studentët më tepër janë të interesuar për tekstin bazë se sa për literaturë më të gjërë për lexim.

Mirëpo, sociologët shqiptarë janë optimist në këtë drejtim, se Rinia shqiptare një ditë do t’i kthehet librit, po qese :

-bibliotekat dhe institucionet të tjera i menaxhojnë, i qasen dhe i plotësojnë më mirë kërkesat e rinisë dhe publikut,

-bibliotekat dhe institucionet gjejnë forma menaxhimi që këto t’i afrojnë Rinisë shqiptare dhe publikut dije, informim, kulturë, argëtim, çlodhje, muhabet, tubim, ndërsa t’i largojmë nga kafeneja,

-që në shkollat tona dhe universitet tona të bëhet një lloj monitorimi i leximit të librave dhe të ketë një standard dhe kriter se brenda vitit sa libra apo faqe duhet të lexojë nxënësi apo studenti,

 

 

 

 

7.Sa lexohet libri në Gjermani?

 

 

Studimet  tregojne se në Gjermani gjithnjë e më pak lexohet. Në vitin 2008,   ¼ e popullatës lexojnë, ndërsa ¼ aspak nuk lexojne.

Studiuesit dhe sociologët gjermanë erdhën në përfundim  se arsyeja kryesore e mos blerjes dhe mos leximit të librit qëndron :

-Prindërit nuk i stimulojnë me libra në fëmijëri.

-Me shume lexojne nga interneti.

Studiuesit erdhën poashtu në përfundim se në fëmijëri,  gjysma e të Rinjve nuk kanë marrë dhuratë-libër nga prindërit.

Mirëpo, hulumtuesit janë optimistë se e ardhmja i takon bibliotekave dhe librit, vetëm duhet hulumtuar dhe menaxhuar forma aktiviteti që motivojnë Rininë dhe publikun.

Kështu, në Hambur është hapur bibliotekja e të Rinjve, e cila menaxhohet nga një staf i vogël punonjësish  bibliotekarë dhe një grup të rinjësh.

 

 

 

 

 

 

 

Projekti i dedikohet të rinjve të moshës 14 deri 24 vjet, sepse kjo grupmoshë sipas sociologëve ka humbur  sensin dhe interesimin për libër dhe bibliotekë, andaj edhe Biblioteka e të Rinjve në Hamburg punon vetëm me këtë grupmoshë dhe me këtë koncept të punës ka arritur të nxisë rininë të interesohet për bibliotekë.
Koncepti i kësaj biblioteke rinore bazohet në argëtim, çlodhje, lojëra shoqërore, sepse nga fondi përgjithshëm i bibliotekës prej 14 njësive mediale, 50% të njësive mediale janë: CD-disqe, DVD-disqe, lojëra UMD, lojëra shoqërore, lojëra RC, Xbox360, PS3, PSP, Nintendo DS, Ëii e tjerë.

 

 

 

 

 

 

 

Sipas Janette Achberger, drejtoreshë e Bibliotekës së të Rinjve“Hoeb4U” në Hamburg, se edhe  rinia e Hamburgut ka filluar t’i këthehet bibliotekës. Ja një shembull i mirë që edhe në Preshevë të provojmë ta organizojmë dhe promovojmë një bibliotekë të tillë.

 

8.Sa lexohet libri në Preshevë?

 

 

Studime dhe hulumtime në veprimtarine bibliotekare të preshevës nuk janë bërë lidhur me librat, leximin dhe lexueshmërinë.

Mirëpo gjatë punës shumëvjeçare në Bibliotekën e Preshevës dhe autor i librit: Kultura shqiptare në preshevë lirisht mund të konkludoj :

-Gjatë periudhës së viteve 1970-1990 pati veprimtari të zhvilluar bibliotekare, pasurim të bollshëm të fondeve bibliotekare dhe rritja të lexuesve dhe lexueshmerisë.

Këtë e mundësoi pasurimi i fondeve bibliotekare, kështu më vitin 1983 u blenë 8.023 libra, masmediat ishin më pak të zhvilluara dhe nuk mungonte qasja e mirë e mësimdhënësve në shkolla lidhur me librin dhe lexueshmërinë si dhe qasja e e drejtë e udhëheqsisë komunale, kulturore dhe e bibliotekës në pasurimin, blerjen e librave. Kështu Biblioteka pat lidhur kontratë të përherëshme me Shtëpinë botuese “Rilindja” nëpërmjet të cilës i siguronte të gjitha botimet e saja, botimet në Maqedoni dhe mal të Zi ne gjuhën shqipe dhe librat import nga Shqipëria. Me këtë kontratë siguroheshim 36 ekzemplarë të çdo botimi. Mjerisht këtë kontratë e çfuqizoi dhe e ndërpreu marrja e Autonomisë së kosovës dhe trendet shoqërore negative që pasuan për kulturën, por edhe për librin shqip.

Kështu numri i lexuesve arrinte deri në 2.300, më vitin 1986, Biblioteka regjistroi 2.286 lexues.

Në vazhdim po japin disa pasqyra tabelare mbi  disa forma të punës bibliotekare

 

 

Rekapitulim i shërbimeve bibliotekare në vitin 2006

 

Fondi i pergjithshem i librave…………………………………………………96.819

Numri i librave te reja…………………………………………………………….166

Numri i lexuesve………………………………………………………………..1.594

Numri i librave të lexuara……………………………………………………..31.295

 

 

Rekapitulim i  shërbimeve bibliotekare në vitin  2008

 

1.Fondi i përgjithshëm i librave në biblioteka…………………………102.869 libra

2.Libra të reja……………………………………………………………….933 libra

3.Numri i Lexuesve……………………………………………………….1.864

4.Numri i librave të lexuara………………………………………………27.357 libra

 

 

Rekapitulim i shërbimeve bibliotekare në vitin  vitin  2009

 

1.Fondi i përgjithshëm i librave në biblioteka…………………103.957 libra

2.Libra të reja..……………………………………………………….990 libra

3.Numri i Lexuesve…..…………………………………………….1.860/

4.Numri i librave të lexuara………………………………………18.681 libra/10

 

 

 

Rekapitulim i shërbimeve bibliotekare në vitin  vitin 2010

 

1.Fondi i pergjithshem i bibliotekave ……………………………..104.510 libra

2.Libra te reja ne 2010 ………………………………………………….553

3.Numri i lexuesve ……………………………………………………..1.870

 

4.Numri i librave te lexuara …………………………………………..20.495

 

5.Secili lexues lexoi …………………………………………………..11 libra

 

Nga pasqyra e vitit 2010 konkludojmë :

 

-në komunën e Preshevës, secilit banorë iu është siguruar nga 3 libra,

 

-në vitin 2010, për kokë banori është blerë 0.016 libra, ndërsa në vitin 1983 për kokë banori është blerë 0.2 libra,

– Sipas standardeve Biblioteka është dashur të pasuroihet me 3500 libra, 2o tituj periodikë dhe të ndajë  mjete financiare : 2.190.000 dinarë

Viteve të fundit, që nga viti 2000 investohet në pasurimin elibrit  200.000 deri 300.000dinarë,

-çdo i 19 banor i komunës së preshevës ishte lexues i Bibliotekës, ndërsa në vitin 1986 çdo i 16 banorë ishte lexues i Bibliotekës.

 

Me këtë që shkruam më lartë deshtëm të japin një kontribut të vogël lidhur me veprimtarinë bibliotekare, leximin dhe lexueshmërinë.

 

 

 

REFERENCAT

 

 

 

1.Deklaratë për bibliotekat dhe lirinë intelektuale, miratuar nga Kryesia e IFLA-s më 25 mars të vitit 1999 në Haag, Hollandë

2.Shërbimi i bibliotekës publike, Udhëzime të IFLA/UNESCO-s për zhvillim, Tiranë, 2002

3.Fjalor i shqipes së sotme(me rreth 34.000 fjalë), Tiranë, 1984

4.Grup autorësh, Kultura, menadzment, animacija, marketing,Beograd, 2003

5.Bibliotekarstvo na kraju veka,Beograd, 1996

6.Grup autorësh, Menadzment u bibliotekama, Beograd, 2003

7.Eko, Umberto, Kultura, informacija, komunikacija, Beograd, 1973

8.Aparac-Gazivoda, Tatjana, Teorijske osnove knjiznicne znanosti, Zagreb, 1993.

 

/Fjala e përgatitur për debatin :Si ta rikthejmë librin në jetën tonë, mbajtur më 3 gusht 2011, në Bibliotekën „Mehmet Jusufi“ në Preshevë, për shtyp versioni është zgjeruar/

Shkruan : Xhemaledin Salihu

 

Preshevë, më 8 gusht 2011

Certainly, the above parents in the cases above didn’t post these punishments out of www.topspying.com/ spite

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch