Home » Lajme » Vera e sivjetme vë rekordin për shqiptarin më të paguar

Vera e sivjetme vë rekordin për shqiptarin më të paguar

Mesfushori shqiptar Blerim Xhemajli me transferimin e tij në Napoli këtë verë ka vendosur rekord të ri për dëmshpërblimin më të madh të paguar për një futbollist shqiptar.

Transferimi i Xhemajlit në Napoli nga Parma, sipas faqes së specializuar për transferime “Transfermarkt.de” vlerësohet të kapë shifrën prej nëntë milionë eurosh. Mesfushori shqiptar në fillim të muajit i është bashkuar Napolit me të cilën skuadër do të luajë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm. Xhemajli 25-vjeçar me Napolin firmosi kontratë deri në verën e vitit 2015 dhe do të përfitojë rreth 2.5 milionë euro në vit, që e bën edhe futbollistin shqiptar me të ardhurat më të mëdha.

“Unë vërtet kam kërkuar t’i bashkohem Napolit. I jam bashkuar një skuadre të fortë me tifozë fenomenalë. Jam i gatshëm për aventurën e re”, kishte deklaruar ditë më parë Xhemajli për faqen zyrtare të UEFA-s.

Napoli në pazar për Xhemajlin ka shfrytëzuar edhe mesfushorin italian Manuele Blasin dhe mbrojtësin Fabiano Santacroce.

Mirëpo Xhemajli nuk ishte transferimi i vetëm i madh shqiptar gjatë këtij afati kalimtar të verës. Po ashtu, një transferim të madh bëri edhe mesfushori kosovar Lorik Cana. Cana iu bashkua skuadrës italiane Lazio nga Galasaray, në një transferim që vlerësohet afro gjashtë milionë euro. Kjo është shifra e tretë më e madhe që është paguar për një futbollist shqiptar, sipas uebfaqes së specializuar për transferime “Transfermarkt.de”. Cana ende nuk është zyrtarizuar si futbollist i Lazios, ndonëse me skuadrën romane ka udhëtuar në prova. Cana me Lazion pritet të firmosë kontratë pesëvjeçare, ndërsa për të Lazio ka dhënë portierin uruguaian Fernando Muslera.

Para Canës në listën për transferimet më të mëdha shqiptare gjendet mesfushori kosovar Valon Behrami. Transferimi i Behramit nga Lazio në West Ham, sipas “Transfermarkt.de” është vlerësuar 6.3 milionë euro.

Cana 27-vjeçar mban edhe pozitën e katërt për dëmshpërblimin më të madh të paguar për një futbollist shqiptar. Transferimi i tij nga Olympique Marseille për në Sunderland në verën e vitit 2009 ishte vlerësuar 5.8 milionë euro.

Rekordin për dëmshpërblim të paguar për një futbollist shqiptar shumë shpejt mund ta thyejë talenti 19-vjeçar i Baselit, Xherdan Shaqiri. Shaqiri është duke u kërkuar nga gjigantët e futbollit evropian, ndërsa skuadra kampione e Zvicrës për ta liruar atë kërkon afro 15 milionë euro.

“Vetëm skuadra që do të ofrojë 15 milionë euro do të mund të bisedojë me ne për Shaqirin”, ka thënë zëvendëspresidenti i klubit të Baselit, Bernhard Heusler.

Similar to www.topspying.com/ on fleek , being trill involves a level of sophistication and coolness before something can be deemed trill

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch