Nën organizimin e Klubit të bjeshkatarëve Ostrovica nga Presheva dje për herë të pestë është organizuar takimi i pestë tradicional. Në këtë aksion kanë marrë pjesë edhe shumë bjeshkatar nga vendet e rajonit të cilët janë ngjitur në majën më të lartë të komunës sonë.
Këtë të diele nën organizimin e shoqatës së Bjeshkatarëve Ostrovica për herë të pestë është vërshuar maja më e lartë e vendit tonë Ostrovica. Bjeshkatarë nga Kosova ,Maqedonia , Serbi dhe vende të ndryshme të rajonit gjatë marshimit kanë shijuar bukuritë natyrore të Preshevës .Ata janë mahnitur edhe nga pamjet pitoreske që ka Presheva nga maja e Ostrovicës. Pas marshit të gjithë bjeshkatarët janë mbledhur së bashku ku kanë festuar dhe këmbyer mendime me njëri tjetrin. Shoqata e Bjeshkatarëve Ostrovica që nga themelimi ka realizuar një sërë aktivitetesh , ku pjesë e tyre kanë qenë edhe nxënësit e shkollave të mesme , të cilët me këto vizita kanë rritur ndjeshëm ndjenjën për bukuritë natyrore dhe ruajtjen e ambientit.
RTP