Home » Sport » Veseli debuton me sukses te Manchester Unitedi

Veseli debuton me sukses te Manchester Unitedi

Mbrojtësi kosovar, Frederik Veseli, ka debutuar me ekipin e parë të Manchester Unitedit. Veseli ishte titullar në ndeshjen miqësore të Menjus, që e luajti të martën mbrëma kundër ekipit afrikan, Amazulu.

Ndeshja përfundoi me fitoren 1:0 të ekipit anglez, kurse Veseli pati një paraqitje të mirë dhe u zëvendësua në fillim të pjesëlojës së dytë. Skuadra e Menjus, po përgatitet në Afrikën e Jugut për edicionin e ri në Premier League. Veseli 19-vjeçar, në fillim të këtij viti u transferua te Menju nga Manchester City. Në edicionin e shkuar, ai luajti për ekipin e rezervave të Menjus.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch