Home » Lajme, Ndërkombëtare » VESELI:USHTRIA E KOSOVËS ME MODEL AMERIKAN

VESELI:USHTRIA E KOSOVËS ME MODEL AMERIKAN

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë vizitës që po i bën ShBA-së, ka vizituar Gardën Kombëtare të Iowa-s, ku ka parë nga afër mënyrën e organizimit dhe ka diskutuar me ta për mbështetjen që i është dhënë deri më tani Forcës se Sigurisë së Kosovës.

“Ushtria e Kosovës është e paqes, e NATO-së dhe është kontribuuese e stabilitetit në rajon, ajo do të jetë pjesa më krenare e Kosovës, dhe do të jetë në partneritet me aleatët tanë” tha Veseli në një intervistë për RTK-në.

Sipas tij përvoja e Ushtrisë Amerikane do të jetë në Ushtrinë e Kosovës. “Kjo vizitë është e jashtëzakonshme,  Grada e Iowa-s, është ndihmesë për Kosovën. Nga vizita jonë del mesazhi që kjo ushtri është e paqes, kemi garancinë e ShBA-së. Të gjithë ata zëra që janë skeptik le ta harrojnë. Ushtria jonë do të fuqizohet sepse është në krah me ShBA-në”, tha ai.

SPECIALE 07.12.2018

SPECIALE – VIZITË FORCAVE AMERIKANE

Posted by RTK on Friday, December 7, 2018

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.